Konfirmohet vdekja e amerikano-izraelites që u mor peng nga Hamasi

10 months ago 33

Kibbutz Nir Oz në buzë të Rripit të Gazës njoftoi sot se ka vdekur një shtetase izraelito-amerikane e rrëmbyer gjatë sulmit të 7 tetorit nga Hamasi në territorin izraelit.

Kjo u konfirmua gjashtë ditë pasi edhe burri i saj u raportua i vdekur, shkruan skynews.

Judith Weinstein Haggai u plagos gjatë një masakre të militantëve të Hamasit në territorin izraelit më 7 tetor dhe tani është e lejueshme të njoftohet se ajo u vra atë të shtunën pasi iu nënshtrua plagëve të saj.

Gruaja 70-vjeçare thuhej se ishte pengu më i vjetër grua në Rripin e Gazës.

Sipas autoriteteve të kibucit, ajo ka katër fëmijë dhe shtatë nipër e mbesa dhe ka punuar si mësuese e anglishtes për fëmijët me nevoja të veçanta, të cilët kishin probleme me vëmendjen dhe përqendrimin.

Gjithashtu u bë e ditur se bashkëshorti i saj, Gadi Hagai (73), i cili ishte peng në Gaza, ka vdekur në të njëjtat rrethanat, gjegjësisht se është plagosur ditën e sulmit të Hamasit dhe se më vonë ndërroi jetë. Trupat e tyre janë ende në Rripin e Gazës.

Ndryshe, rreth 250 persona u rrëmbyen gjatë një sulmi të Hamasit në tokën izraelite më 7 tetor, kur u vranë rreth 1140 njerëz, sipas një vlerësimi të Agence France-Presse bazuar në shifrat e fundit zyrtare. 129 prej tyre janë ende në Gaza, sipas autoriteteve izraelite.

Gjatë armëpushimit nga 24 nëntori deri më 1 dhjetor, 105 pengje në Gaza u liruan, 80 prej tyre në këmbim të 240 të burgosurve palestinezë, të cilët mbaheshin në burgjet izraelite.

Të paktën 21320 njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë vrarë në Gaza që nga fillimi i konfliktit më 7 tetor. /Telegrafi/

Read Entire Article