Konfirmojnë lidhjen e dashurisë – Erolld Belegu dhe Diola Dosti shfaqen më të lumtur se kurrë

7 months ago 11

Prej kohësh po flitet për një lidhje dashurie mes nutricionistes Diola Dosti dhe biznesmenit të njohur shqiptar, Erolld Belegu.

Kjo në bazë të disa postimeve që kanë shpërndarë në rrjete sociale, në vende të ndryshme, ku edhe kanë bërë të dyshohet.

Ka qenë së fundmi autori i këngës “Një mijë fjalë” që ka zyrtarizuar romancën me një imazh të shpërndarë në InstaStory.

Foto: Screenshot/Instagram

Fillimisht, ai ka ndarë një imazh duke i mbajtur dorën teksa shfaqet në makinë, e më pas edhe një tjetër ku ish-banorja e Big Brother i jep një puthje në faqe.

“Thjesht lumturi”, ka shkruar ai.

Foto: Screenshot/Instagram

Dyshja kanë një diferencë të madhe në moshë, ku Belegu është afro 20 vjet më i vjetër se Dosti.

Sidoqoftë, dyshja duket se janë të lumtur dhe komod në marrëdhënien e tyre. /Telegrafi/

Read Entire Article