Konflikt interesi? Berisha: Gjyqtarja Ilirjana Olldashi nuk e ka takuar kurrë Jamarbër Malltezin

10 months ago 10
13:05 24/11/2023

Kryedemokrati Sali Berisha hedh poshtë që mes dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe gjyqtares Ilirjana Olldashi të ketë njohje.

“Dje brenda orëve, falangat apo larot e SKAP-it të Edi Ramës, kërkuan largimin e gjykatëses, e cila firmosi ndryshimin e Kushtetutës për Sali Berishën. Ka kryer një krim të rëndë kushtetues. E firmosi me urdhër të partisë. Por meqenëse mori një masë po arresti, por shtëpie për Malltezin, e quajtën konflikt interesi, një njeri që nuk e ka takuar kurrë Jamarbër Malltezin, por që ka marrë një apartament nga administratori i kompanisë, që nuk ishte pjesë e këtij procesi dhe kërkuan përjashtimin e saj nga procesi. Ndërkohë denoncimet e përsëritura të miat, për vendimin në konflikt të plotë interesi të gjykatëses, që fshihet prapa krimit të saj, që thotë se nuk jam Maneku, por jam Gjoka, që është shkarkuar me firmën time për korrupsion nga detyra, dhe që ka probleme të tjera- ta ketë të qartë, për atë SKAP-i i partisë nuk thotë asnjë fjalë, hesht si fija e barit. Aty nuk ka konflikt interesi”, tha Berisha

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar ditën e sotme kërkesën e SPAK për përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi nga shqyrtimi i çështjes së ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të këtij të fundit Jamarbër Malltezi.

Kujtojmë se Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e parashtroi të Enjten kërkesën për heqjen e Olldashit nga shqyrtimi i ankimimit në Apelin e Posaçëm për heqjen e sekuestros së pasurive të Malltezit. Sipas SPAK, gjyqtarja në fjalë e cila i caktoi Malltezit masën e arrestit shtëpiak, është në konflikt interesi./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article