Konflikti Rusi-Ukrainë, pa një fund në horizont

10 months ago 27
12:00 02/12/2023

Të afërmit e luftërave i kërkojnë qeverisë kthimin e tyre në shtëpi

Kur burri i Antonina Danylevych u regjistrua në ushtrinë ukrainase në Mars 2022, atij iu desh të rreshtohej përkrah turmave të bashkatdhetarëve patriotë.

Tani nuk ka turma, thotë ajo. Danylevych i dha bekimin e saj kur Oleksandr u bashkua me dhjetëra mijëra qytetarë të tjerë ukrainas për të sfiduar pushtimin rus. 43-vjeçarja tani e ka të vështirë të përballojë këtë luftë, pa fund në horizont. Burri i saj ka pasur vetëm rreth 25 ditë pushim në shtëpi që kur u regjistrua dhe dy fëmijët e tyre po rriten pa baba.

Bashkëshorti i saj një pedagog universiteti, pa përvojë lufte, i cili tani është komandant toge e pa djalin e tij të martohej këtë vit në telefonin e tij me video-telefonatë nga qyteti i rrënuar i Bakhmutit. Mungesa e tij ndihet edhe tek vajza e tij 14-vjeçare.

“Është një njeri i dashur për mua, dikush që e ka mbrojtur këtë vend që në ditët e para të pushtimit. Për mua është shumë e rëndësishme të di se kur do të çmobilizohet. Është shumë e rëndësishme, është e drejta e tij të jetojë. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu. Ne e respektojmë qeverinë tonë, ne e dimë gjithçka që ata po bëjnë për vendin tonë. Të gjithë mbrojtësit tanë bëjnë. Por ata kanë të drejtë të pushojnë dhe kjo është arsyeja pse ne jemi këtu.Ai u largua për të luftuar në fillim të luftës. Hera e fundit që ishte pushim ishte në Gusht. Ne nuk jemi parë që atëherë. “Si ndihem? Ndihem e dërrmuar.”

Grave në frontin e shtëpisë gjithashtu u është dashur të bëhen më të forta.

“Gratë janë bërë me të vërtetë më të forta. Por me çfarë kostoje? Disa prej tyre kanë pësuar kriza nervore, të tjerët marrin ilaçe kundër depresionit. Të gjithë paguajnë një çmim të ndryshëm.

Pothuajse dy vjet pas luftës së ashpër, kjo familje dhe të tjerët në mbarë vendin po pajtohen me perspektivën e një konflikti shumë më të gjatë dhe më të kushtueshëm nga sa kishin shpresuar, dhe një konflikt që disa tani e pranojnë se nuk e kanë të garantuar ta fitojnë.”

Këtë vjeshtë, Danylevych ishte një nga 25,000 personat që nënshkroi një peticion drejtuar Presidentit Volodymyr Zelensky duke thënë se shërbimi ushtarak nuk mund të mbetet i hapur dhe duke bërë thirrje që trupave t’u jepet një afat kohor i qartë se kur do të kthehen.

Fushata, e cila ka përfshirë dy protesta nga 50 deri në 100 persona në sheshin kryesor të Kievit në javët e fundit, ilustron një nivel në rritje të rraskapitjes midis trupave ukrainase dhe numrin në rritje të atyre që po vdesin në fushëbetejë për një konflikt fundi i të cilit ende nuk dihet.

“Ne mbledhim të gjithë, edhe njerëz nga qytetet e vogla, duam që të gjithë t’i bashkohen protestës sonë. Ne duam që ata të na dërgojnë foto që tregojnë se ata kanë dalë për të protestuar, duke mbajtur pankarta, duke na mbështetur. Edhe akti i vogël i daljes me një pankartë është një kontribut në fitoren tonë. Përcaktimi i kohëzgjatjes së shërbimit është fitorja që duam të arrijmë.”

Por kjo agoni e pritjes reflektohet edhe tek gratë e tjera të cilat kërkojnë tanimë teksa lufta hyn në vitin e dytë rikthimin e burrave të tyre.

“Të gjitha gratë dhe pyesnim veten: edhe sa kohë? Sa kohë do të kalojë para se të përcaktohet kohëzgjatja e shërbimit të burrave apo djemve tanë? Nuk është e qartë. Duhet ta kuptoni, fëmijët po rriten pa baballarë. Ne duam që Ukraina të fitojë, por jo me duart e të njëjtëve dhe vetëm atyre njerëzve. Unë e kuptoj se ata duhet të zëvendësohen.”

Kundërofensiva e famshme e verës e Ukrainës deri më tani ka dështuar të japë një përparim vendimtar, të dyja palët shprehin gëzimet e tyre për ndonjë përparim të mundshëm përgjatë vijave të frontit kryesisht statike dhe po bëhen pyetje nëse ndihma ushtarake e huaj do të jetë aq e madhe sa ishte në fillimet e luftës.

Vendi është mbështetur në dhjetëra miliarda Dollarë në armë nga Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë për të mbështetur përpjekjet e tij të luftës, por rezervat e predhave të artilerisë po zbrazen dhe qeveritë janë më të ftohta për të mbështetur Ukrainën.

Protestat e tilla do të kishin qenë të pamendueshme një vit më parë, kur morali kombëtar u rrit pasi Ukraina mundi forcat ruse nga Kievi dhe rimori pjesë të verilindjes dhe jugut. 

Fushata e Danylevych tregon për zgjedhjet e vështira me të cilat përballen planifikuesit e luftës ndërsa përpiqen të ruajnë fluksin e rekrutëve për të mposhtur një ushtri shumë më të madhe mes humbjeve.

“Ne kërkojmë që qeveria të bëjë të mundur rikthimin e tyre. Shpresoj se do të dëgjohemi. Është shumë e vështirë për ta, ata janë të rraskapitur. Nëse kjo nuk realizohet atëherë qeveria duhet të përcaktojë një periudhë pushimi më të gjatë që burrat të bashkohen me familjet dhe më pas të rikthehen në fushëbetejë.”

Vetëm burrat ukrainas të moshës nga 27 deri në 60 vjeç mund të mobilizohen. Ndërsa ata nga mosha 18 deri në 26 vjeç nuk mund të thirren, megjithëse mund të regjistrohen vullnetarisht.

Ukraina, e cila ka thënë se ka rreth 1 milion njerëz që po luftojnë dhe i ka ndaluar burrat mbi 27 vjeç të shkojnë jashtë vendit. Programi i saj i mobilizimit i vazhdueshëm, i shpallur në fillim të luftës, është sekret shtetëror. Po kështu janë edhe humbjet në fushën e betejës, të cilat sipas vlerësimeve të SHBA-së janë dhjetëra mijëra.

Këtë muaj, shefi ushtarak i Ukrainës tha se një nga prioritetet e tij ishte të ndërtonte rezervat e ushtrisë, ndërsa ai parashtroi një plan për të parandaluar që luftimet të pësonin një ngërç. Plani fokusohet në rritjen e aftësive ajrore, dronëve, artilleries së rëndë dhe të minave të Ukrainës .

Procesi i rekrutimit zhvillohet kryesisht jashtë syve të publikut. Oficerët ndalojnë burrat në rrugë, në metro ose në pika kontrolli dhe u shpërndajnë fletëthirrje, duke udhëzuar të raportojnë në qendrat e rekrutimit.

Gjatë vitit të kaluar, herë pas here shfaqen video të mediave sociale që tregojnë oficerët që kërcënojnë burrat që duan të mobilizojnë në luftë duke shkaktuar protesta publike. Shumë ukrainas janë zemëruar gjithashtu nga një sërë rastesh korrupsioni që kanë lejuar njerëzit të shmangin thirrjen, duke bërë që presidenti ukrainas Zelensky të shkarkojë të gjithë drejtuesit e zyrave rajonale të rekrutimit këtë verë. Ka patur raste kur zyrtarët kanë marrë nga 500 deri në 10,000 Dollarë për të siguruar dokumente të rreme për njerëzit që të shmangin mobilizimin ose të udhëtojnë jashtë vendit.

Në lumin Tisa, i cili kalon nga Ukraina jugperëndimore në Rumani, rreth 6,000 njerëz janë arrestuar duke u përpjekur të largohen. Njëri prej tyre, Dmytro Cherevychenko, tha se të paktën 19 persona ishin mbytur duke u përpjekur të largoheshin nga vendi gjatë konfliktit.

“Unë mendoj se ata që humbën jetën në fushëbetejë ,vdiqën për asgjë. Ata humbën jetën në lumë, përkundrazi mund të kishin dhënë një kontribut, qoftë edhe të vogël, në përpjekjet e luftës.”

Ndërkaq qetësia që nga sulmet gjatë verës u prish gjatë fundjavës pasi Rusia nisi sulmin e saj më të madh me dron mbi Kievin e luftës deri më tani.

Disa sociologë thonë se në mbarë vendin është krijuar një humor gjithnjë e më i zymtë. Ata tregojnë për sondazhet që tregojnë rënie të besimit te qeveria, e cila ishte rritur në muajt e parë të luftës kur forcat ukrainase zmbrapsën përparimet ruse. 

Danylevych tani po përgatit shtëpinë e tyre për atë që shumë ukrainas kanë frikë se do të jetë një dimër tjetër i ashpër ku sulmet  ajrore ruse që do të synojnë rrjetin elektrik, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë nuk do të mungojnë.

“Që të gjitha sfidat që do të sjellë dimri do të më zbresin mbi supe. Nëse ka sulme të rënda, nuk do të ketë energji elektrike, nuk do të ketë ngrohje dhe do të jem unë ajo që do të duhet të zgjidh të gjitha këto probleme.”

Këtë verë Danylevych pa në një grup në faqen e mesazheve Telegram se 2,900 njerëz kishin të njëjtin mendim duke përfshirë gra, nëna dhe anëtarë të familjes, të cilët u bashkuan për të bërë fushatë për të drejtën për t’u çmobilizuar.

Grupi organizoi një demonstratë të parë me rreth 100 persona në Sheshin e Pavarësisë së Kievit më 27 Tetor, pas së cilës ata i shkruan një letër drejtuar Zelensky për të shprehur rastin e tyre. Dhjetra prej tyre u rikthyen në shesh duke organizuar një tjetër protestë të ngjashme nën shiun e 12 Nëntorit duke u zotuar se qëllimi i tyre i vetëm është rikthimi i burrave.  

Klan News


Read Entire Article