Kongresi i Jashtëzakonshëm i PS/ Rama: Shpalosëm prioritetet për ta ngjitur Shqipërinë e 2030 në majën e lartë

10 months ago 24
16:42 08/12/2023

Kryeministri i vendit, Edi Rama në Kongresin e Jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste është shprehur se Shqipëria në dekadën e qeverisjes së tyre është një vend që çmohet botërisht.

Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se sot kanë shpalosur ambiciet dhe prioritetet e e tyre për një përpjekje të përbashkët për ta ngjitur Shqipërinë e 2030-ës në majën e të lartë.

Edi Rama: Sot kemi shpalosur ambiciet dhe prioritetet tona të zhvillimit në përpjekje të përbashkët për ta ngjitur Shqipërinë e 2030 në majën e lartë. Morëm në kurriz një vend të zhytur në borxhe, varfëri, korrupsion, krim të shtrirë në të gjithë zonat e banuar të vendit dhe në një kohë kur askush nuk e merrte seriozisht emrin “Shqipëri” dhe Shqipëria goditej sa herë zihej me gojë. Në këtë dekadë të parë të qeverisjes sonë, kemi punuar shumë në çdo front dhe kemi luftuar me mijëra plagë dhe me plagët e jashtëzakonshme të fatkeqësive të reja që na sprovuan njëra pas tjetrës që po ta kishin gjetur Shqipërinë siç ishte 10 vite më parë, do ta kishin degdisur këtë vend në një humnerë të paimagjinueshme, të ngjashme me humnerën e 1997-ës.

Falë PS, të treja furtunat dërrmuese na gjetën në këmbë për të mbrojtur njerëzit e zakonshëm të këtij vendi me forcën e një shteti që ende nuk ja plotëson shumë gjëra qytetarëve të tij, por që nuk i lë kurrë vetëm. Parafytyroni sikur tërmeti të na kishte gjetur me borxhe mbytëse apo pa platformën e shërbimeve dixhitale që mundësoi planin e karantinës jetike për mospërhapjen e armikut të padukshëm se si do të kishin shkuar gjërat. Merreni me mend se egërsia e luftës të na kishte gjetur me gjysmën e miletit që nuk paguante dritat. Sot Shqipëria është një vend krejt tjetër që çmohet botërisht për përparimet e dukshme, pret 10 milionë turistë, ka monedhë kombëtare më të fortë se asnjëherë, ecën çdo ditë dhe ulet në çdo tryezë ndërkombëtare jo vetëm duke dhënë respekt, por edhe duke marrë të njëjtin respekt siç nuk ndodhte para se ne ta sillnim Shqipërinë në këtë formë dhe në këtë pozicion./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article