Kongresmeni amerikan bën parashikimin e frikshëm për alienët: Ata mund të na kthejnë në qymyr

1 year ago 28
Reklamë

Njerëzit nuk do të jenë në gjendje të mposhtin një pushtim alienësh, ka paralajmëruar një kongresmen amerikan në komitetin e sotëm të UFO-ve.

Përfaqësuesi Tim Burchett tha për podcastin Event Horizon: Ne nuk mund t’i luftonim ata nëse do të donim. Kjo është arsyeja pse unë nuk mendoj se ata janë një kërcënim për ne, ndryshe do na kishin pushtuar.

Nëse jashtëtokësorët do donin të na pushtonin, ai beson se mund të na kthenin në qymyr.

Zoti Burchett beson fort në praninë e UFO-ve, duke shtuar se anijet kozmike aliene që janë parë në Tokë, mund të fluturojnë nën ujë dhe nuk tregojnë një gjurmë të nxehtësisë.

Zoti Burchett do t’i bashkohet një paneli nga Dhoma e Përfaqësuesve sot për të dëgjuar dëshminë e tre ish-personelit të inteligjencës dhe ushtrisë, të cilët thonë se kanë qenë dëshmitarë të fenomeneve anormale të paidentifikuara (UAP), termi i vitit 2023 për UFO-t.

Kongresmeni republikan ka qenë shpesh i zëshëm në besimin e tij se UFO-t ekzistojnë, dhe në fillim të këtij muaji doli në mbështetje të informatorit David Charles Grusch, i cili pretendoi se qeveria po fshihte prova të anijeve kozmike aliene.

Duke folur për Washington Examiner, ai tha: Unë mendoj se ai po thotë të vërtetën.  Ka mjaft dëshmitarë, mjaft pilotë të kualifikuar, astronautë, fjalë për fjalë heronjtë tanë, të cilët kanë parë shumë gjëra dhe është shumë e qartë që qeveria po fsheh shumë gjëra.

Grusch është një nga tre dëshmitarët që do dalin sot të dëshmojnë, ku në qershor deklaroi se SHBA po mbante të fshehta nga publiku provat e anijeve kozmike aliene.

Atij do t’i bashkohen dy ish-ushtarakë të tjerë të komunitetit të inteligjencës amerikane, Ryan Graves dhe David Fravor, të cilët të dy pretendojnë se kanë qenë dëshmitarë të avionëve jo-njerëzor.

Seanca dëgjimore e Nënkomisionit për Fenomenet Anomali të Paidentifikuara: Implikimet mbi Sigurinë Kombëtare, Sigurinë Publike dhe Transparencën e Qeverisë do të fillojë në orën 15:00.

Tim Burchett

Tim Burchett

Top Channel

Read Entire Article