Kongresmenia amerkane kërkon test drogash për të birin e presidentit, Hunter Biden (fotot)

1 year ago 29
Reklamë

Disa ditë pasi gjurmë kokainë të gjetura në Shtëpinë e Bardhë sollën mbylljen dhe evakuimin e institucionit, kongresmenia republikane Marjorie Taylor Greene ka kërkuar që i biri i presidentit Joe, Hunter Biden dhe rezidentë të tjerë të Shtëpisë së bardhë të kryejnë testin e drogave.

Në komentin e saj në rrjet Greene thoshte: “Dua të di nëse Hunter Biden, stafi Shtëpisë së Bardhë dhe administrata, mund të kalojnë testin e drogave”.

Konservatorja e njohur për kritikat e zhurmshme ndaj administratës liberale në pushtet, dyshonte dhe për “kthjelltësinë” e vetë presidentit: “Cila është lista e mjekimeve apo drogave të Joe?”

Reagimet e saj vinin në përgjigje të komentit mbi çështjen, të përfaqësueses së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre, e cila kalonte pergjegjesine te efektivët e Shërbimeve Sekrete dhe theksonte se familja Biden nuk ndodhej në Uashington në kohën e zbulimit pasi ishin kthyer më vonë prej festës së 4 Korrikut.

Një zyrtar i përfshirë në hetime tha për rrjetin NBC se Secret Service dhe FBI po punojnë për të zbuluar sesi ka përfunduar kokaina në zonën West Wing të Shtëpisë së Bardhë. Ata thanë se po hetojnë hyrjet e daljet, kamerat e sigurisë dhe shenjat e gishtërinjve.

Por zyrtarët shtonin se prej qarkullimit të shumtë të njerëzve në zonë është e vështirë zbulimi i të zotit të kokainës.

Kongresmenia Greene nuk është e vetmja që ka bërë lidhjen mes drogës së gjetur dhe presidentit, sidomos prej varësisë së deklaruar më parë të birit të tij Hunter Biden.

Donald Trump gjithashtu tha se droga nuk mund të ishte e dikujt tjetër “përveçse e presidentit ose e të birit të tij me varësi”.

Top Channel

Read Entire Article