Kontratë 700 milionë Dollarë, Shohei Ohtani vendos rekord

10 months ago 42
21:00 10/12/2023

Shohei Ohtani firmosi kontratën më të pasur në historinë e sportit botëror, pasi për 10 vjet do të marrë 700 milion Dollarë.

Lojtari japonez i bejsbollit arriti marrëveshjen me Los Angelos Dogers. Kjo do të thotë se Ohtani do të përfitojë 70 milion çdo vit deri në 2034 kur do të jetë 39 vjeç.

Rekordi i mëparshëm në sportin e bejsbollit ishte i Mike Trout, 427 milion dollarë për 12 vite. Ohtani u largua pas disa vitesh nga Anaheim Angels, skuadra tjetër e qytetit.

Shohei Ohtani vendosi të transferohej në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në 2018, ndërsa është shpallur Lojtari më i Mirë i kampionatit në 2021 dhe 2023.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article