Kontrollet para futjes në Kuvend, Dogjani “kapet” me Majkon. Paloka: Janë gati me heq edhe brekët

10 months ago 8
09:38 20/11/2023

Procedurat para hyrjes në parlament duket se nuk i kanë pëlqyer deputetit demokrat Asllan Dogjani këtë të hënë.

“Urdhëroni se çfarë bën Edi Rama. Shihni çfarë bën Edi Rama me deputetët. Mos  prekni deputetët. Urdhëroni ça bëjnë me deputetët e opozitës”, shprehet ai në një video live të shpërndarë nga Facebook-u.

Shkak janë bërë kontrollet para hyrjes në sallë. Subjekt i kontrolleve janë bërë të gjithë deputetët.

“A ka mundësi ta dini pse nuk kalohet? Pse o zotëri e bllokoni rrugën”, pyet deputeti Luan Baçi disa prej gardistëve.

Ndërsa Dogjani thotë se më shumë ka gardistë se deputetë.

“Urdhëro ça bëhet me parlamentin shqiptar, më shumë gardistë. Garda më shumë se deputetë këtu”, u shpreh Dogjani.

Një episod ndodhi edhe me deputetin e PS-së, Pandeli Majko.  

“Pandit pse nuk ia hiqni rripin e pantallonave”, pyeti Dogjani.

Ndërsa deputeti socialist iu përgjigj duke i thënë “Boll tani”. Madje i kujtoi se vjen nga Kukësi ku Dogjani ka dalë deputet, ndërsa Majko drejtues politik i PS-së.

“Je kuksian s’të shkon”, i tha Majko.

Më shkon shumë mirë. Ti Pandi je deputet i vjetër, nuk bën kështu. Kur ka vepruar parlamenti me 100 garsdistë tek dera”, iu përgjigj Dogjani.

Ndërsa sipas Edi Palokës, deputetët socialistë janë gati të heqin më shumë se rripin e pantallonave.

“Janë gati me heq edhe brekët këta, po je deputete mi, si po”, tha ai.

Për më shumë mund të shikoni videon.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article