Korçë/ U përplas pasi pësoi infarkt në timon, ndërron jetë në spital drejtuesi i mjetit

2 months ago 62

Drejtuesi i një automjeti Volkswagen, i cili u përfshi në një aksident rrugor në Korçë ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit, pas pësimit të një infarkti kardiak.

Shtetasi që drejtonte makinën që më pas u aksidentua me një tjetër mjet ka pësuar infarkt teksa ishte në timon, duke humbur kontrollin e mjetit dhe duke u përplasur me makinën tjetër.

Sipas informacioneve të fundit, drejtuesi i Volkswagen-it u transportua në spitalin e Korçës në gjendje të rëndë shëndetësore, por për fat të keq, ai ka ndërruar jetë pas disa orësh në kujdes intensiv.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Read Entire Article