Koreja e Veriut: Sateliti ynë spiun ka fotografuar Shtëpinë e Bardhë

10 months ago 43
09:52 28/11/2023

Koreja e Veriut lëshoi në orbitë satelitin e saj të parë, duke dhënë një mesazh për botën: “Edhe ne mund t’ju shikojmë”.

Të martën, televizioni shtetëror i Koresë së Veriut njoftoi se lideri Kim Jong Un kishte parë nga afër fotografitë e realizuara nga sateliti spiun, që kishte fotografuar Shtëpinë e Bardhë në SHBA, Pentagonin dhe aeroplanmbajtëset amerikane në bazën detare Norfolk.

Koreja e Veriut kishte njoftuar javën e kaluar, kur lëshoi në orbitë satelitin, se e kishte projektuar për të monitoruar lëvizjet ushtarake të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.

Por edhe pse media koreano-veriore pretendon se sateliti i tyre ka fotografuar disa vende, nuk është publikuar ende asnjë imazh. Analistët dhe qeveritë e huaja kanë dyshime se sa i aftë është ky satelit i Koresë së Veriut të realizojë të tilla fotografime për sa kohë nuk është publikuar asnjë imazh.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article