Kori dhe Orkestra e fëmijëve të Prishtinës “Amadeus” premton magjinë e muzikës në Shkup

6 months ago 2

Në një ngjarje që pritet të mbledh dashamirët e muzikës së mirë, Kori dhe Orkestra e fëmijëve të Prishtinës “Amadeus” do të mbajë një koncert emocionues në Shkup, nën drejtimin e talentuar të Vehbi Shoshollit dhe menaxhmentin e drejtores Valbona Petrovci.

Ky koncert simbolizon inaugurimin e paraqitjeve të tyre për vitin 2024 dhe shënon hapin e parë të ansamblit në skenën muzikore të Maqedonisë së Veriut.

Aktiviteti pritet të zhvillohet më 30 mars 2024, në ora 19:30, në ambjentet prestigjioze të sallës së Filharmonisë së Maqedonisë së Veriut.

I njohur për performancat e jashtëzakonshme dhe qasjen e freskët ndaj repertorit klasik dhe bashkëkohor, “Amadeus” sjell një frymë të re në skenën e muzikës dhe prometon një spektakël vizual dhe akustik për të gjithë të pranishmit.

Ky koncert është një mundësi e shkëlqyeshme për të përjetuar talentin dhe pasionin që fëmijët dhe adoleshentët e korit dhe orkestrës kanë për muzikën.

Përmes notave që do të ndërthuren me mjeshtëri dhe harmoni, “Amadeus” synon të lidhë ura kulturore dhe të përcjellë mesazhe paqeje dhe miqësie ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.

Atmosfera, muzika dhe emocionet pritet që të përcjell këtë paraqitje e ‘Amadeus’, duke u bërë dëshmitarë të një kapitulli të ri në historinë e kulturës muzikore të dy vendeve. /Telegrafi/

Read Entire Article