Korreshi akuza mazhorancës: Surrat haletë, hajdutë që e kanë kthyer në kosh plehrash këtë shtet

8 months ago 12
17:41 05/02/2024

Nga protesta e opozitës, deputeti demokrat Saimir Korreshi nuk i ka kursyer akuzat ndaj mazhorancës. Gjatë fjalës së tij, deputeti demokrat, i ka quajtur mazhoritarët “hajdutë që e kanë kthyer shtetin në kosh plehrash”.

Deputeti demokrat ju ka bërë thirrje që të gjithëve që të çohen për rikthimin e demokracisë në vend, në të kundërt ka thënë se do të rikthehet komunizimi.

Saimir Korreshi: Vëllezër dhe motra, faleminderit të gjithëve për pjesëmarrjen, por këtu sot duhet të ishim në këtë drejtim me ato surratë haletë. Më falni për fjalët, por nuk di tjetër: Plehra, hajdutë që e kanë kthyer në kosh plehrash këtë shtet. O sot o kurrë, duhet të kthehet demokracia. Ky vend po shkon drejt greminës. Nuk jetohet më në këtë vend. Duhet të kthehet demokracia, ose do të kthehet komunizimi./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article