Korrespondenti i Al Jazeera po raportonte, raketat izraelite godasin spitalin në Rafah – publikohen pamjet e këtij sulmi

10 months ago 11

Korrespondenti i Al Jazeera në Gazë ishte duke raportuar, kur krejt befasisht raketat e aeroplanëve dhe dronëve izraelitë, godasin spitalin në Rafah në jug të Gazës.

Shumë qytetarë ishin duke ikur pasi kishin dëgjuar zhurmën e aeroplanëve, kur raketat shkatërruan spitalin e financuar nga Kuvajti, transmeton Telegrafi.

Fillimisht bie një raketë mbi objekt, ndërsa shumë palestinezë që gjendeshin përreth fillojnë të ikin, e disa sekonda më vonë bie edhe raketa tjetër që e shkatërron spitalin.

Hani Mahmoud pyetet pas këtij veprimi nga kolegët në studio nëse mund të vazhdojë raportimin, apo është më mirë të strehohet diku për arsye të sigurisë.

Në anën tjetër, Izraeli i ka ofruar një ofertë Hamasi për një armëpushim njëjavor në këmbim të lirimit të dhjetëra pengjeve izraelite.

E nga Hamasi kanë bërë të ditur se nuk duan armëpushime të tilla, që sipas tyre në momentin që lirohen pengjet, izraelitët do të fillonin sërish sulmet masive mbi civilët palestinezë. /Telegrafi/

An Israeli air strike hit an area near the Kuwaiti Hospital in Rafah in southern Gaza while Al Jazeera correspondent Hani Mahmoud was live on air. pic.twitter.com/LKszfK4pQK

— Al Jazeera English (@AJEnglish) December 20, 2023

Read Entire Article