Kosova alarmohet| 700 serbë po trajnohen ushtarakisht për të hyrë në Kosovë – planifikohet sulm i ri!

2 months ago 11
Reklamë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ngriti alarmin se grupe të reja po trajnohen në Serbi, për të kryer sulme në katër komunat veriore.

“Institucionet tona kanë informacione të sakta se qindra persona po ushtrohen, po përgatiten për ndonjë sulm eventual”, ka thënë Glauk Konjufca, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Këtë paralajmërim serioz për cenimin e sigurisë brenda territorit të Kosovës, Konjufca e bëri të hënën.

Madje pas kësaj deklarate të Konjufcës janë publikuar edhe pamjet në media ku shihen disa persona duke bërë trajnime.

Në këto pamje, shihen edhe flamuj të NATO-s, e që simbolizohet kundërshtimi i veprimtarisë së aleancës veri-atlantike, ndërkaq, pamjet tregojnë edhe parullën ku thuhet se “Kosova është pjesë e Serbisë”.

Se grupi i Banjskës po përbën kërcënim për vendin, e konfirmon edhe zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Është e vërtetë se derisa grupi i Banjskës ka ikur nga Kosova dhe është i lirë, normalisht që neve na shtynë me qenë sa më shumë vigjilent, dhe nuk mund të përjashtojmë përgatitjen tonë, sa më shumë që është e mundshme, që një situatë e tillë të mos përsëritet, për neve është e rëndësishme, nëse diçka ndodh, ne të mund të reagojmë”, ka thënë Elshani.

Ndërsa, për këtë, është deklaruar edhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Bedri Elezi.

Ai tha se janë 700 persona që po trajtohen ushtarakisht nga Serbia, dhe këta mund të kryejnë sulme terroriste në Kosovë.

“Kryetari Konjufca e deklaron gjithë atë që kemi thënë ne me parë. Ju e dini që jemi të parët që kemi treguar se janë dy baza të Serbisë afër territorit të Kosovës, afër veriut të Mitrovicës, por besohet se janë 700 persona që trajnohen ushtarakisht”, thotë ai.

Elezi, po ashtu thotë se këta person Serbia i përdor për sulme në Kosovë, ngase direkt nuk ka guxim të përballet as me Kosovën, sepse sigurinë në vend e garanton Rezoluta 1244 dhe prezenca e KFOR-it.

“Ne e dimë që Serbia e ka të pamundur që të luftoj me Kosovës, sepse sipas Rezolutës 1244, e garanton NATO përmes KFOR-it sigurinë në Kosovë dhe Serbia nuk është e gatshme të ketë ballafaqim direkt me ta dhe për këtë përdor grupe dhe persona të ndryshëm, të cilat edhe ashtu janë duke u përgatitur ushtarakisht dhe të njëjtat mund të hynë në Kosovë dhe të kryejnë sulme terroriste si në Banjska”, shprehet ai.

Për këtë, eksperti i sigurisë, Hajrullah Tërnava thotë se, situatat politike të krijuara tani në botë, e sidomos lufta e Rusisë ndaj Ukrainës e ka shqetësuar botën dhe po ka ndikim të drejtpërdrejtë në Ballkan.

Sipas tij, shumë shtete që ende qëndrojnë jashtë shteteve të BE-së, ndiehen të pasigurta, e që nuk janë as të anëtarësuara në NATO.

Ekspeti thotë se, ndër ato shtetet ma konfliktuoze që shkakton konflikte që është në përkrahje të Rusisë, si i vetmi shtet në Evropë, është Serbia.

“Tani përpos politikave konfliktuoze të Serbisë, në këto rrethana ndikim të madh ka Rusia si fuçi botërore që i konvenon të përhapet lufta në Ballkan. Rusia me sjellje të tilla mundë ta zgjeroj këtë luftë edhe në shtetet tjera, dhe lufta në tërësi mundë të zgjerohet dhe të përfshij edhe tërë botën, që do të ishte një kolaps me përmasa botërore, prandaj Kosova duhet të jetë shumë e këshilluar dhe koordinuar për mbrojtje me aleatët perëndimor”, thotë Tërnava.

Ai shprehet se, Kosova duhet të jetë shumë e vëmendshne dhe të investojë më shumë në vetëmbrojtjen, duke u furnizuar me armatim modern, si dhe me stërvitje të përditshme ushtarake të arrihet përgatitja fizike në hap me kohën.

“Kosova duhet të forcojë ushtrinë, që në momente të caktuara t’i dalim në ndihmë vendit tonë, në mbrojtje të territorit dhe tërësisë territoriale të Kosovës, por gjithnjë në lidhshmëri me shtetet mike sikur që na kanë ndihmuar me u çlirua në krye me Amerikën dhe shtetet tjera të NATO-s”, shton ai.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar shuëm herë se, Serbia nuk i ka tërhequr trupat dhe artilerinë nga zonat pranë territorit të Kosovës.

E për këtë Kurti ka thënë se është kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë e vendit.

Për këtë, Tërnava thotë se, nga provoja shumëvjeçare me Serbinë dhe në bazë të përvojave luftarake me këtë shtet, Kosova duhet gjithnjë të jetë e përgatitur dhe e gatshme që ta mbrojë territorin, sepse politikat serbe gjithnjë kanë pretendime ndaj Kosovës.

“Kosova në miqësi me Amerikën dhe me shtetet tjera të NATO-s, duhet të jetë vazhdimisht e koordinuar, të ju qëndrojë pranë këtyre shteteve, dhe të anëtarësohet në të gjitha institucionet ndërkombëtare, si NATO, INTERPOL, BE, OKB dhe të tjera institucione që forcojnë pozitën ndërkombëtare strategjike, ekonomike, ushtarako dhe politike”, përfundon Hajrullah Tërnava.

Ndryshe, më 24-shtator në Banjskë të Zveçanit, një grup paraushtarak serb me në krye, Millan Radoiçiq, kryen sulm ndaj policisë së Kosovës, ku mbeti i vrarë, rreshteri i Policisë, Afrim Bunjaku, dhe u plagosën dy policë.

Read Entire Article