Kosova e mbyll vitin në pozitën e 101-të në ranglistën e FIFA-s, Shqipëria e 62-ta

10 months ago 10

FIFA ka publikuar ranglistën e re të ekipeve kombëtare, ku Përfaqësuesja e Kosova ka mbetur në pozitën e njëjtë nga muaji nëntor, ashtu sikurse edhe Kombëtarja e Shqipërisë.

FIFA ka ardhur me përditësimin e ranglistës së ekipeve kombëtare, ku top dhjetëshja ka mbetur e pandryshuar nga emrat dhe pozitat.

Argjentina vazhdon kryesimin, e ndjekur nga Franca e dyta, Anglia e treti, Belgjika e katërta dhe Brazili e pesta, pasi ka rënë për dy pozita.

Pas tyre vjen Holanda e gjashta duke u ngritur një pozitë, Portugalia bie e shtata, Spanja mbetet e teta, ashtu sikurse Italia e nënta dhe Kroacia që mbyll dhjetëshen.

The final #FIFARanking of 2023! 📈

Tap the table for the full list. 👇

— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 21, 2023

Edhe Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të renditet në pozitën më të mirë në histori, duke mos ndryshuar pozicion nga ranglista e nëntorit.

Pas përditësimit të dhjetorit, Kosova e mbyll vitin 2023 zë pozitën e 101-të, duke pasur 1202.77 pikë në renditje.

Ashtu sikurse Kosova, edhe kombëtarja e Shqipërisë ka vazhduar në pozitën e njëjtë të cilën e kishte në muajin nëntor.

Shqipëria e mbyll këtë vit të suksesshëm në pozitën e 62-të me një total prej 1382.69 pikë. /Telegrafi/

Read Entire Article