“Kosova, gati të fusë ushtrinë në veri”, ekspertët e sigurisë ‘zbardhin’ detaje rreth deklaratës së Sveçlës

2 months ago 16
Reklamë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, është shprehur se Prishtina zyrtare është gati të fusë ushtrinë në veri, në rast të një sulmi të mundshëm nga ana e Serbisë.

Prishtina zyrtare është gati të fusë ushtrinë në veri, në rast të një sulmi të mundshëm nga ana e Serbisë, kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në një intervistë për median e Shqipërisë të mërkurën.

Sipas Sveçlës, në bazë të një marrëveshjeje të vitit 2013 ushtria mund të futet në 4 komunat në veri të vendit vetëm me lejen e komandantit të KFOR-it, gjë që sipas tij është e padrejtë dhe e çuditshme.

Tutje, ai ka shtuar se është mirë që Policia po del e zonja mjaftueshëm që të zotërojë situatën atje. Patjetër edhe me agjencinë e inteligjencës, agjenci të tjera, por edhe me ndihmën e aleatëve

“FSK po piqen, po fuqizohen, po tregohen të zonja t’i dalin zot vendit, që Kosova të jetë një shtet i pavarur dhe sovran. Ne po tregojmë suksese të vazhdueshme, po punojmë shumë, por kemi edhe ndihmën e aleatëve tanë për këtë. Ka ndryshime gjithandej në skenën botërore. Kosova nuk është vetëm.

Ka pasur Shqipërinë afër dhe ne bazohemi edhe te bota demokratike. Kosova aspiron të bëhet pjesë e BE dhe NATO-s. Ndryshe nga Serbia që është deklaruar neutrale, pra me Rusinë. Edhe vetë aplikimi i Serbisë në BRIX dëshmon se ata janë të orientuar në tjetër kah. Ne do të donim që të kishim një fqinj demokratik dhe jo një fqinj që është faktor destabiliteti. Patjetër që do të ishim të gatshëm që të fusnim ushtrinë në rast të një sulmi të mundshëm në veri të Kosovës.

Fatkeqësisht ekziston një marrëveshje apo zotim i vitit 2013, ku thuhet se FSK mund të futet në këto 4 komuna në veri vetëm me lejen e komandantit të KFOR-it. Kjo jo vetëm që është e padrejtë, por edhe e çuditshme.

Kjo jo vetëm është e padrejtë, por është edhe e çuditshme. Megjithatë ky është realiteti. Është mirë që Policia po del e zonja mjaftueshëm që të zotërojë situatën atje. Patjetër edhe me agjencinë e inteligjencës, agjenci të tjera, por edhe me ndihmën e aleatëve tanë”, deklaroi. Sveçla.

Shala: Duhet ri-konceptim të bashkëpunimit në fushën ushtarake në mes FSK-së dhe NATO-së

Eksperti i sigurisë, Drizan Shala, thotë për “Bota sot” se situata e sigurisë për rajonin dhe Ballkanin Perëndimor është e cenuar nga ndikimi ruso-serb.

Shala shprehet se FSK tashmë zotimi se FSK nuk mund të kalojë në veri pa aprovimin e KFOR-it ka ndryshuar dhe evoluar dhe për këtë ka ndikuar edhe gjendja në sferën gjeopolitike nga fillimi i luftës Ukrainë- Rusi.

 “Situata e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimor padyshim është duke marrë trajektoren e cila e cenon stabilitetin e sigurisë nga ndikimi ruso/serb. Sa i përket evaluimit të FSK-së në periudhën që nga 2018 ka hyrë në planin e saj 10 vjeçar të transformimit ku me kalimin e tri ligjeve në 2019, FSK ka për mandat dhe mision ruajtjen e integritetit territorial të vendit në bashkëpunim më KFOR. Deklarimi dhe zotimi i skenës politike në 2013 që FSK nuk do të kalojë në veri pa aprovimin e COMKFOR tani ka ndryshuar dhe evoluar dhe gjendja faktike është karakterizuar me impakt në sferën gjeopolitikë nga fillimi i luftës Ukrainë dhe Rusi”, pohon Shala.

Tutje, ai ka kërkuar një ri-koncpetim të bashkëpunimit në fushën ushtarake në mes FSK-së dhe NATO-s.

“Kosova (mekanizmi politik) duhet të ndërmarr veprime që të arrijë një ri-konceptim të bashkëpunimit në fushën ushtarake në mes FSK-së dhe NATO-së për një komandë të përbashkët integruese në rast nevojës së ndërhyrjes së FSK-së në veri për të mbrojtur nga një invazion të mundshëm ushtarak nga Serbia”, shton eksperti.

Situata në veri të Kosovës sipas ekspertëve të sigurisë vazhdon të jetë e brishtë, në anën tjetër ka deklarata që Serbia po stërvit qindra ushtarë dhe po bën përgatitje për një sulm tjetër terrorist në Kosovë.

Bilalli: Në rastin më të keq FSK-ja patjetër se do jetë e involviar me tërë kapacitetet e saj

Eksperti i sigurisë Lutfi Bilalli, deklaratën e ministrit Xhelal Sveçla se ushtria mund të futet në veri, e konsideron momentum të realitetit të sotëm dhe e sheh në dy rrafshe.

“Deklaratën e ministrit Sveçla, sipas pikëpamjeve të mia e konsideroj nga dy momentume të realitetit të sotëm. E para, nga rrafshi i sigurisë në kufirin verior dhe veri-lindor, Kosova në mënyrë permanente rrezikohet nga Serbia dhe një kërcënim direkt ushtarak nga ana e Serbisë, patjetër do fuste në veprim edhe FSK-në me tërë kapacitetet e saja operative dhe materiale për të siguruar integritetin territorial të Republikës së Kosovës. E dyta, meqenëse Sveçla ka informacione dhe shkëmbim të të dhënave me partnerë perëndimorë (më kompentent dhe shërbime inteligjente të KFOR-it), do të ishte e shëndetshme dhe një garancion më kredibil për sigurinë tonë”, deklaron Bilalli.Sipas ekspertit, duhet bërë një kërkesë zyrtare dhe serioze ndaj aleatëve perëndimor që FSK të përfshijë edhe veriun e Kosovës.

“Limitimet dhe kufizimet për operim të FSK-së në veriun e vendit në kushtet e sotshme duken pak më të komplikuara ngase rrethanave dhe situatës momentale i përgjigjen policia e Kosovës dhe forcat KFOR-it plus EULEX ( të ndara përgjegjësi numër 1, 2 dhe 3). Në rrethanat momentale fatkeqësisht operimi dhe vendosja e FSK-së në veriun e Kosovës e kanë në duar faktorët ndërkombëtarë. Por mund të themi se është një strategji e gabuar e Qeverisë së Republikës së Kosovës që nuk ka kërkesë zyrtare dhe serioze ndaj aleatëve perëndimorë, e sidomos me kërkesë ndaj Sekretarit Gjeneral të NATO-s që fushëveprimi i FSK-së të përfshijë edhe veriun e Kosovës. Në rastin më të keq FSK-ja patjetër se do jetë e involviar me tërë kapacitetet e saj”, përfundon eksperti.

Read Entire Article