“Kosova ka të drejtë ta mbrojë territorin e saj” - Deklarata hodhi poshtë “trumbetimet” për mos koordinim të Qeverisë me ndërkombëtarët

2 months ago 14
Reklamë

Se Kosova është ndihmuar nga ndërkombëtarët për çlirim, kjo s’do diskutim.

Së fundi, në Kosovë po “alarmohet” nga deklarimet e liderëve se Serbia po përgatitet për një sulm të mundshëm si ai në Banjskë, që ndodhi në vitin 2023, ku terroristët serbë në krye me Milan Radoiçiq vranë rreshterin Afrim Bunjaku.

Pas kësaj, ka pasur reagime nga më të ndryshmet, përfshirë këtu edhe akuza për moskoordimin e Qeverisë së Kosoës me ndërkombëtarët për të mbrojtur territorin.

Qeveria e Kosovës ka vepruar dhe vepron sipas ligjeve të saj.

Se Kosova duhet ta mbrojë territorin e vet, e tha edhe ndihmës-sekretari James O’Brien.

“Kosova ka të drejtë ta mbrojë territorin e saj”, tha O’Brien, por ai nënvizoi se ajo “po e bën këtë në një proces transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë, si një mënyrë për të siguruar mbrojtjen e saj, por pa kërcënuar fqinjët e saj”.

“Mendoj se, në përgjithësi, është një lëvizje drejt qëndrueshmërisë në rajon. Ne do të vazhdojmë ta mbështesim”, tha diplomati amerikan.

Gashi: Kosova ka të drejtë të mbroj territorin e vet siç ka pas gjithmonë

Image

Tomë Gashi

Avokati Tomë Gashi në një përgjigje për “Bota sot”, thotë se nuk ka pasur kurrë prishje të raporteve me ndërkombëtarët, e në veçanti me SHBA.

Sipas tij, vendi duhet të mbrohet dhe zjarri duhet kthyer me zjarr.

“Normal, që nuk ka pas kurrë prishje të raporteve me ndërkombëtarët, posaçërisht me SHBA, sepse parimet janë të njëjta në çdo shtet

Nga sulmuesit mbrohesh në mënyrën më të përshtatshme të mundshme, duke kthyer zjarr me zjarr.

Për këtë arsye qeveria Kurti ishte e prerë, urdhëroi që të qëllohen për vdekje terroristët serbë që vranë policin tonë Afrim Bunjakun në shtator 2023, dhe ky urdhër u respektua.

Policia jonë vrau së paku 3 terroristë, disa tjerë i plagosi e disa i arrestoi dhe janë në burgje të Kosovës.

Pra, Kosova ka të drejtë të mbrojë territorin e vet siç ka pasur gjithmonë, por këta para Albinit kishin shumë afërsi me Radoiçiq dhe me kriminelë të tij, sa që as kur u vra polici jonë Enver Zymberi asnjë sulmues, as që u grith nga armët tona.

E me Albinin ata u vranë nga snajperistët tanë”, deklaron ai për “Bota sot”.

Elezaj: Deklarata e O’Brien, përgjigje e qartë kundrejt kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë

Image

Rexhep Elezaj

Analsiti Rexhep Elezaj thotë se kjo deklaratë e O’Brien vije si përgjigje e qartë kundrejt kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës.

Sipas tij, O’Brien ia bëri të qartë Serbisë dhe Rusisë se në rast të ndonjë sulmi, Kosovës në mbrojtje do t’i dalë KFOR-i dhe ushtarët e NATO-s.

“Mendoj se deklarata e z. James O’Brien, “se Kosova ka të drejtë ta mbrojë territorin e saj.”, vije si përgjigje e qartë kundrejt kërcënimeve të vazhdueshme të Serbisë ndaj Kosovës, kur dihet se janë vetë SHBA-të, ato të cilat e ka ndihmuar formimin e ushtrisë së Kosovës, të cilën madje po e furnizojnë me armatim modern, siç janë raketat “Javelin”, me qëllim që Kosova të aftësohet ushtarakisht, që në rast të ndonjë sulmi nga fqinji verior të jetë në gjendje që vetë ta mbrojë territorin e saj.

Ndihmës sekretari i shtetit amerikan për çështje të Evropës dhe Azisë, J. O’Brien, është një diplomat me karrierë dhe përvojë të gjatë diplomatike, i cili asgjë nuk flet dhe nuk deklaron rastësisht pa pasur informata të sakta për ato që thotë, kështu që, duke e nënvizuar faktin, se “Kosova po e bën këtë në një proces transparent dhe në bashkëpunim të ngushtë me partnerët ndërkombëtarë”, ai i është përgjigjur qartë Serbisë dhe Rusisë, se në rast se Kosova do sulmohet nga kushdo qoftë, asaj në mbrojtje do t’i dalë KFOR-i dhe ushtarët e NATO-s, duke aluduar konkretisht në Serbinë dhe Rusinë, të cilat qe disa vite janë duke punuar që në Jug të Evropës të hapet front i ri i luftës, nga i cili konflikt përfituesit kryesorë do të ishin Beogradi dhe Moska, të cilët siç dihet, i lidhë e njëjta hegjemoni serbo-sllavo-ruso-ortodokse për zgjerim mbi territore të huaja, që Serbia ta ripushtojë Kosovën, ndërsa Rusia t’ia shkëpus Ukrainës krahinën e Donbasit dhe Luganskos, plane dhe skenarë që askush nuk i dinë më mirë se sa miqtë tanë amerikan”, shpjegon Elezaj.

Derisa, për marrëdhëniet me ndërkombëtarët, Elezaj thotë se Kosova asnjëherë nuk i ka prishur, marrë parasysh edhe mos-koordinim për aksione në veri, por që kjo nuk do të thotë se Kosova i ka prishur marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare dhe as me SHBA-të.

“Mendoj se Kosova asnjëherë nuk i ka prishë marrëdhëniet me ndërkombëtarët, por as me amerikanët, përveç asaj se qeveria Kurti, gjithnjë sipas zyrtarëve amerikanë, nuk është koordinuar gjithherë me SHBA-të, sidomos kur në pyetje ishin disa aksione në veriu të Kosovës, duke mos i bashkërenditur disa veprime as me BE-në, për shkak të cilave Kosova u ndëshkua me disa masa restriktive, të cilat ende nuk janë larguar plotësisht, mirëpo kjo nuk nënkupton apriori se Kosova i ka prishur marrëdhëniet me bashkësinë ndërkombëtare dhe as me SHBA-të”, përfundon ai për “Bota sot”. 

Read Entire Article