Kosova mbështetje nga Shtetet e Bashkuara për të luftuar ndikimin rus

5 months ago 9

Kosova mbështetet tek Shtetet e Bashkuara për të luftuar ndikimin rus që bëhet përmes propagandës dhe Serbisë. Presidentja Vjosa Osmani firmoi një marrëveshje mirëkuptimi me Nënsekretaren amerikane të Shtetit, Elizabeth Allen për të luftuar fushatat e manipulimit të informacionit nga shtetet e huaja. Kryetarja e shtetit nënvizoi se Kosova nuk ka shpëtuar dot nga sulmet kibernetike që vijnë nga Rusia.

“Fatkeqësisht as Kosova nuk është kursyer nga këto sulme, të cilat sa vijnë e intensifikohen si rezultat i ndikimit të Rusisë në rajon nëpërmjet satelitit të saj, Serbisë. Kjo vetëm që nuk është shqetësuese por paraqet rrezik aktiv, destabilizim të rajonit tonë. Rusia në këtë mënyrë po përpiqet që të ushtrojë ndikim duke targetuar sukseset dhe arritjet e angazhimit të përbashkët të popullit të Kosovës me shtete demokratike në veçanti me SHBA-të. Prandaj edhe ne si demokraci duhet të bashkohemi në mënyrë qe ata mos të arrijnë këtë sukses”, tha Vjosa Osmani, Presidente e Kosovës.

Zyrtarja amerikane përsëriti nevojën për formimin e asociacionit nga Kosova, pasi sipas saj, do t’i jepte një shtysë të madhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përfshirë NATO dhe BE. Allen nënvizoi faktin që SHBA ka qëndruar gjithmonë në mbështetje të popullit të Kosovës.

“Biseduam edhe për përkushtimin tonë për ta luftuar manipulimin e dezinformatave nga shtetet e huaja, sepse është një problem në rritje. Ne e pranojmë se qeveritë autoritative mund të manipulojnë informacionin dhe përhapin dezinformata për të ndikuar tek njerëzit në mbarë botën për të mbjellë dezinformata dhe frikë siç është në institucionet demokratike”, deklaroi Elizabeth Allen, nënsekretare e Shtetit në SHBA.

Read Entire Article