Kosova mori mbështetjen e madhe nga Amerika, ‘lajm i keq’ për kundërshtarët e Kurtit – zbardhen prapaskenat e deklaratës së Hovenier

1 month ago 9
Reklamë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka përsëritur qëndrimin e tij se mbështetja e SHBA-së ndaj Kosovës dhe popullit të saj nuk ka ndryshuar dhe është e fuqishme dhe e hekurt si gjithmonë.

“Përkushtimi i SHBA-së ndaj popullit të Kosovës është i fuqishëm dhe i hekurt si gjithmonë. Kemi qenë me popullin e Kosovës, jemi dhe do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që do të pajtohemi me çdo zgjidhje që bënë ç’do Qeveri e Kosovës”, tha Hovenier në një deklarim për media.

Kjo deklaratë e ambasadorit amerikan hodhi poshtë pretendimet e opozitës dhe kundërshtarëve të qeverisë Kurti, se ky i fundit i ka dëmtuar raportet me SHBA-në.

E në lidhje me këtë temë, në një bashkëbisedim me “Bota sot” ka folur opinionisti Dedë Preqi.

Si fillim, ai u shpreh se nuk ka dyshime në marrëdhëniet dhe aleancën e Kosovës me SHBA-në, kjo marrë parasysh edhe angazimin amerikan në vendin tonë.

“Duke iu referuar jo vetëm deklaratave të fundit të ambasadorit të SHBA-së, në Kosovë, z. Jefrey Havenier, qëndrimet e vendit të tij dhe popullit amerikan ndaj shtetit të Kosovës, nuk ndryshojnë dhe marrëdhëniet në mes këtyre dy vendeve janë si gjithherë normale, pa marrë parasysh se ka mospajtime, por qëndrimet e këtij vendi janë në mbështetje të vendit tonë pa rezerva.

SHBA, për Kosovën, do të ishte alfa dhe omega e çlirimit dhe lirisë së këtij vendi, dhe sot në këtë vend përveç trupave ushtarake që ka të angazhuar në misionin e NATO-s, siç është KFOR-i, dhe në Bondesteel, e ka bazën më të madhe ushtarake në këtë vend.

Ndër të tjera, angazhimi amerikan në Kosovë, është i vazhdueshëm përmes ambasadës së SHBA-së, e cila e luan një rol të rëndësishëm me Agjencinë (USAID), për zhvillimin ekonomik, sundimin e ligjit, poa shtu edhe të drejtat e pakicave dhe integrimin e tyre në këtë vend”, deklaroi opinionisti.

Po ashtu, ai komentoi edhe zërat se kinse kryeministri Albin Kurti ka ndikuar në ‘prishjen’ e raporteve me SHBA-në.

Image

Opinionisti Dedë Preqi.

Në këtë pikë, Preqi potencoi se këto deklarata dhe hamendësime kanë rënë poshtë, nga kryeministri Kurti dhe diplomatët amerikanë.

“SHBA, edhe më herët edhe sot jep kontribut të çmuar edhe në transformimin e FSK-së në ushtri, për të pasur aftësi që kjo forcë të jetë e aftë në vetëmbrojtje dhe shërbime të tjera.

Thuhet se SHBA-ja, mund të shkojë aq larg, sa që mund edhe t’i ndërpresë marrëdhëniet me Kosovën, përshkak se kryeministri Kurti, nuk po i përfillë këshillat e udhëheqësve të tyre, duke iu referuar marrëveshjeve Kosovë-Serbi.

Mirëpo, kryeministri Kurti, e ka thënë disa herë se, Kosova, nuk ka aleat dhe mik më të respektueshëm dhe më të fuqishëm se popullin amerikan dhe SHBA-në, po ashtu populli i Kosovës, është një ndër popujt më pro-amerikan në botë.

Dhe shumica e diplomatëve amerikan i dërgojnë mesazhe popullit të Kosovës, mos u mashtroni nga deklaratat e disa individëve apo grupeve, që japin deklarata të pa matura se marrëdhëniet në mes SHBA-së dhe Kosovës, janë lëkundur.

Edhe vetë ambasadori Jofrey Hovenier, këto ditë, tha se marrëdhëniet në mes këtyre dy vendeve janë të qëndrueshme dhe nuk kanë ndryshua”.

Më tej, opinionisti përmendi edhe zhvillimet në veri dhe të arriturat e qeverisë Kurti, ku tha se bazuar në ato, SHBA nuk ka arsye pse të mos e përkrah Kosovën.

“Nëse bëhet fjalë për prishjen e marrëdhënieve në mes SHBA-së dhe Kosovës, për shkak të Serbisë, gjegjësisht për shkak të veriut të Kosovës, që përbëhet nga komuniteti serb, atëherë shtrohet pyetja PSE?

Sot me udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, në veri të Kosovës, është bërë shtrirja e sovranitetit në tërë veriun e vendit, është bërë rritje ekonomike, sundimi i ligjit ka shenja pozitive, ka lëvizje të lirë të qytetarëve, ka filluar inkasimi i energjisë elektrike, është bërë shndërrimi i tagrave false me tagra origjinale të Kosovës, janë paijsur shumë qytetarë me letërnjoftime të Kosovës.

Është vënë valuta e «euros» në funksion sikur në tërë vendin, janë larguar strukturat paralele, shumë kriminel dhe organizata të grupeve të tilla janë legjitumuar dhe kanë marrë denimin, janë mbyllur me dhjetra vende me aparatura ku është mbjellë dhe prodhuar droga, dhe këto ditë janë mbyllur edhe tri pompa me derivate, që kanë qenë me preardhje të «gazopromit» rus, dhe çka tjetër, vetëm ka mbetur të hapet edhe Ura e Ibrit, mbi lumin Iber, e cila së shpejti edhe kjo urë do hapet së shpejti, sepse është në të mirën e gjithë qytetarëve të këtij vendi”, theksoi ai.

Ndër të tjera, Preqi pret që SHBA ta mbështesë Kosovën dhe të arriturat e qeverisë sonë, ku tha se kjo do ishte fitore për të gjithë.

“Prandaj, edhe miqtë ndërkombëtar, duke filluar nga SHBA, dhe gjithë aleatët tjerë, do t’i kuptojnë këto të arritura të qeverisë së Kosovës, të cilat nuk janë pak, dhe kjo do të ishte fitore e të gjithëve, së cilës mund t’i vëmë një emër të përbashkët dhe ta apllaudojmë të gjithë së bashku një sukses të tillë të kësaj qeverie.

Nga ana tjetër thuhet se me zgjedhjet e reja në Evropë dhe në SHBA, Kosova, do të gjindet në mes një mjegullire, që pret diellin me dalë prej këtyre zgjedhjeve, sepse është e vërtetë se vendi jonë ka përvoja të hidhura sidomos kohën e fundit në BE, liderët e së cilës janë dalluar publikisht se kanë anuar në anën e Serbisë gjenocidiale.

Mirëpo, te SHBA-ja, ekziston diçka tjetër, sepse ky vend ndaj Kosovës, e ka traditë me qëndrimet e saj ndaj vendit tonë dhe marrëdhëniet me Kosovën, do jenë të qëndrueshme dhe të pa luhatshme, pa marrë parasysh se në SHBA, garojnë dy parti të mëdha, siç janë Demokratë dhe Republikanë”, përmbylli Dedë Preqi për “Bota sot”.

Read Entire Article