Kosova mposhtet nga Danimarka

1 year ago 21
Reklamë
15:19 06/08/2023

Përfaqësuesja nuk do luajë në kualifikueset e Eurobasket 2025, pasi u mposht 88-63

Kombetarja e Kosovës humbi ndeshjen venditmare kundër Danimarkës, duke dështuar që të sigurojë një vend në kualifikueset e “Eurobasket 2025”.

Përfaqësuesja dardane duhej që të fitonte me mbi 7 pikë në sfidën e Grupit H të fazës së tretë para-kualifikuese, por u mposht nga rivalët nordikë 88-63.

Atmosfera në pallatin e sportit “Sezai Surroi” të Prizrenit ishte emocionuese. Danimarka e fitoi periodën e parë me rezultatin 24:17, ndërsa të dytin 23:11. Perioda e tretë u mbyll 21:17, ndërsa e fundit përfundiu 20:18.

Kosova e mbylli fazën para-kualifikuese me dy fitore dhe dy humbje. Dardanët mposhtën dy herë Zvicrën, e u mposhtën dy herë nga danezët.

Klan News

Të ngjashme

Read Entire Article