Kosova në ‘prag’ të zgjedhjeve të parakohshme? Shabani zbërthen skenarin real: Të thirret seancë e jashtëzakonshme!

4 months ago 11

Të gjitha partitë po i duan zgjedhjet e parakohshme, por nuk po gjejnë mirëkuptim për mënyrën se si të shkohet në zgjedhje.

Partitë opozitare në Kosovë mbeten të ndara - Partia Demokratike e Kosovës pajtohet që në zgjedhje të shkohet përmes shpërndarjes së Kuvendit, por jo edhe Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të cilat duan fillimisht dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.

E për këtë çështje në një prononcim për “Bota sot” foli njohësi i çështjeve politike, Amir Shabani.

Së pari, ai komentoi takimin Kurti-Krasniqi, në të cilin u diskutua edhe në lidhje me një datë të mundshme për zgjedhje të parakohshme.

“Tema e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë tani është bërë një ndër kryesoret, kjo pasi javë më parë lideri i partisë në pushtet, Albin Kurti si kryeministër i vendit u takua me liderin e partisë më të madhe opozitare PDK, Memli Krasniqi për të diskutuar mbi temën në fjalë, gjegjësisht datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Memli Krasniqi ishte ai që deklaroi se gjatë bisedimit me kryeministrin Kurti kishte potencuar vërejtjet e veta ndaj keqqeverisjes së Kurtit, destabilizimin e vendit, krizës ekonomike dhe probleme tjera sipas qëndrimit të tij, e që këto janë arsyet që paraqesin nevojën e zgjedhjeve të parakohshme”, deklaroi analisti.

Po ashtu, Shabani vlerëson se opozita mund të arrijë qëllimin e saj, duke krijuar një mocion mosbesimi, të cilin do ta pajtohej edhe kryeministri.

Image

Amir Shabani.

“Mendoj se me këtë nismë që ka ndërmarrur opozita, do të arrijnë në qëllimin e tyre duke krijuar një mocion mosbesimi ndaj qeverisë dhe të shpërndahet Kuvendi, e që me këtë veprim në mënyrë indirekte do të pajtohet edhe kryeministri Kurti.

Qeveria e Kurtit ka qenë shënjestër e kritikave të komunitetit ndërkombëtar së voni, për shkak të disa hapave që janë cilësuar si të pakoordinuar me të, përfshirë këtu marrjen e vendimit për të ndaluar përdorimin e dinarit serb në Kosovë e të tjera”, nënvizoi ai.

Ndër të tjera, analisti tregoi edhe mënyrën më reale për të shkuar në zgjedhje të parakohshme.

“Opsioni më real për të shkuar në zgjedhje të parakohshme është përmes shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës dhe për inicimin e kësaj procedure, kërkohet thirrja e një seance të jashtëzakonshme nga së paku 40 deputetë dhe se arritja e 80 votave për mocionin në fjalë nuk do ishte e parealizueshme”, përmbylli Amir Shabani për “Bota sot”.

comment

Read Entire Article