Kosova rrit vigjilencën në veri

10 months ago 30
18:17 02/01/2024

Syla: Shtimi i forcave serbe në kufi përbën rrezik

Sulmi i ndodhur me armë në drejtim të policisë në Zubin Potok ka rritur sërish gatishmërinë e forcave dhe shihet si një sinal për rritjen e tensioneve në veri të Kosovës.

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Kosovës, Shemsi Syla e lidh këtë edhe me shtimin e 48 bazave dhe tri brigadave të trupave ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën.

“Lajmi për ushtrinë serbe nuk është i ri, me vite të tëra forcat ushtarake serbe janë të dislokuara pranë kufirit dhe jo më pak se 48 baza e tri brigada më të rëndësishme janë të orientuara drejt jugut të Serbisë gjegjësisht afër kufirit tonë”.

Sipas tij, kjo paraqet rrezik të madh për sovranitetit e Kosovës e njëkohësisht është edhe rrezik më i gjerë rajonal e global.

“Shqetësimin ynë është me bazë dhe besoj që faktori ndërkombëtar është duke e trajtuar seriozisht. Ne kemi bashkëpunim të përhershëm me KFOR e NATO-n. KFOR ka përqënduar trupat atje”.

Syla shprehet se Kosova po punon për transformimin e modernizimin e ushtrisë, duke e cilësuar si tepër të domosdoshëm fondin e akorduar prej 40 milionë Eurosh për realizimin e këtij objektivi.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article