KQZ lë në detyrë kryebashkiakun e Kuçovës

11 months ago 14
17:51 14/11/2023

Celibashi: Vepra penale nuk përbën pengesë për të mbajtur postin

Pasi rezultoi se kishte fshehur dënimin e marrë në Greqi në vitin 1999 për kalim të paligjshëm të kufirit, Kreshnik Hajdari u paraqit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për të mësuar vendimin për fatin e mandatit të tij, në krye të bashkisë së Kuçovës.

Në këtë seancë, u përball edhe njëherë me akuzat e opozitës, të cilët e kërkuan këtë hetim, si dhe me kandidatin që kishte përballë në 14 maj.

Por Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që Kreshnik Hajdari nga kjo sallë të largohej me fitore. Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi tha se vepra penale për kalim të paligjshëm të kufirit për të cilën është dënuar, nuk është një pengesë ligjore për të marrë një funksion publik, si rrjedhojë Kreshnik Hajdari, nuk ka pasur detyrimin për ta deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Kryekomisioneri Celibashi, thotë se ky vendim është në linjë edhe me precedent të mëparshëm. Por me revoltë u prit ky vendim nga Lefter Maliqi i cili hodhi një lumë akuzash kundrejt kryekomisionerit.

Çështja ndaj kryebashkiakut të Kuçovës u shqyrtua pasi Kreshnik Hajdari nuk kishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit dënimin në Greqi në vitin 1999, për kalim të paligjshëm të kufirit. Ankimimi u bë nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article