KQZ: Parlamenti të miratojë votën e emigrantëve

1 year ago 14
17:30 19/10/2023

PS e PD dakord në parim, por ndahen për modalitetet

Edhe pse ndryshimet në Kodin Zgjedhor që legjitimojnë votën e emigrantëve në zgjedhjet parlamentare, janë miratuar në Korrikun e 2020, kjo e drejtë duket ende e pamundur për t’u ushtruar edhe në 2025-ën.

Komisioneri Celibashi, në një tryezë të organizuar për këtë çështje me mbështetjen e OSBE-së, i kërkon ndihmë politikës, e cila duhet të bashkojë votat dhe të miratojë aktet ligjore që nevojiten.

“Nxisim pozitën dhe opozitën të dakordësohet mbi ndryshimet e kërkuara të Kodit Zgjedhor.”

Me deklarata, të dy palët tregojnë vullnet për t’i miratuar amendimet në Kodin Zgjedhor, por realiteti është pak larg asaj që thuhet. Komisioni i Reformës Zgjedhore, të cilit i është shtyrë mandati tre herë, është mbledhur për herë të fundit Dhjetorin e vitit të shkuar. E veç kësaj, qëndrimet e palëve për modelitetet e votimit duken të kundërta.

Damian Gjiknuri: Jam pro sistemit me postë, se sa sistemit elektronik.

Enkelejd Alibeaj: Aplikimi i teknologjisë së informacionit është një mënyrë e mirë. Duhet të votojnë të gjithë, përfshirë dhe ata që nuk kanë mundësinë të regjistrojnë një vendbanim të tyre.

Demokratët që kanë një tjetër debat në gjirin e tyre, atë se kujt i takon përfaqësimi në Komisionin e Reformës Zgjedhore, të cilin e eksportuan dhe në këtë tryezë.

Vetë përfaqësuesit e diasporës i kujtojnë politikës detyrimin për të përmbushur deri në 6 Dhjetor vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të miratuar boshllëqet në ligjin elektoral për të bërë të mundur votimin e shqiptarëve që jetojnë jashtë.

Tv Klan








Të ngjashme

Read Entire Article