KQZ vendos sot për shkarkimin nga detyra ose jo të kryebashkiakut të Kuçovës

11 months ago 11
10:29 14/11/2023

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 12:00 për të marrë vendim nëse do të shkarkojë ose jo nga detyra kryebashkiakun e Kuçovës, Kreshnik Hajdari.

Ky i fundit rezulton të jetë i dënuar në Greqi nga Gjykata e Janinës në vitin 1999, gjë të cilën Hajdari nuk e ka deklaruar në Formularin e Dekriminalizimit.

Hajdari u dënua me 4 muaj burg, e konvertuar në shërbim prove, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Por ai thotë se nuk ka patur dijeni për këtë dënim.

Vepra penale për të cilën është dënuar nuk hyn në atë kategori që e pengon Kreshnik Hajdarin të mbajë detyrën e kryebashkiakut, por penalizohet nga fakti që nuk e ka deklaruar këtë dënim siç e kërkon ligji i Dekriminalizimit.

Për këtë arsye, KQZ do të shqyrtojë sot nëse do t’i heqë mandatin kreut të Bashkisë së Kuçovës.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article