Kraja: Asnjë veprim politik ndaj Berishës. Nuk i ndalojmë dot këto fjalë, SPAK ka kompetencë të hetojë funksionarët e lartë

10 months ago 8
13:21 18/12/2023

Një ndër pyetjet që iu bë prokurorit Arben Kraja është edhe pse deputetët nuk duhet ta konsiderojnë një veprim politik këtë kërkesë të SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës. Kraja u përgjigj se nuk ka asnjë veprim politik në këtë çështje. Ai u shpreh se në çdo rast puna e prokurorëve mund të përflitet nga palë të ndryshme, por SPAK nuk merret me fjalë.


Enkelejd Alibeaj: Kërkimi i masave të sigurimit siç janë këto, të rënda, arrest në burg, arrest në shtëpi, nuk duhet të konsiderohen si instrumente të përdorimit politik, aq më tepër ku bëhet fjalë për përfaqësues politik. Prokuroria ka detyrimin jo thjesht të hetojë me profesionalizëm, por duhet të jetë e vëmendshme, që aktet e veta jo vetëm të mos jenë politikisht të orientuara, por as të mos perceptohen si të tilla sepse rrënohet besimi i publikut tek prokuroria. Rasti konkret, pretendimit që aktet tuaja, procedimi penal, vendosja e masës, kërkimi tashmë edhe i autorizimit për dy masa të tjera, që të gjitha këto bëhen politikisht të orientuara, madje të orkestruara nga mazhoranca, si i përgjigjeni? Si i sfidoni ju sepse është e rëndësishme për vendimmarrjen tonë këtë lloj qëndrimi. Pse nuk duhet ta konsiderojmë që ju po veproni politikisht?

Arben Kraja: E para që dua të them është që nuk ka asnjë veprim politik. Që në momentin që është regjistruar procedimi penal e deri në momentin që jemi sot dhe nuk do të ketë asnjë ndikim politik deri në zgjidhjen përfundimtare. Çdo kërkesë e kemi të bazuar në prova që kemi mbledhur në dosje, të bindur për atë që kemi kërkuar. Ia kemi paraqitur gjykatës, gjykata na ka dhënë të drejtë deri më tani. Mund të mos na japë në fund, është çështje e hapur. Besoni e dini shumë mirë që kemi kompetencë të hetojmë kryesisht  edhe funksionarët e lartë shtetërorë. Për sa kohë ne kemi kompetencë për të hetuar funksionarët e lartë shtetërorë nuk mund të jemi në dukje të paanshëm. E përgjithshme kjo. E kam thënë qartë. Unë kam për detyrë apo prokurori tjetër ku ka një kallëzim për një deputet, për një ministër, për një ish të tillë të fillojë hetimin. Në dukje padiskutim kjo mund të përdoret nga palë të ndryshme për të thënë që e filloi se tha ky, e filloi se tha ai. Ne nuk i ndalojmë dot këto fjalë. Kam qenë drejtues i këtij institucioni për 3 vite dhe jam akuzuar në dukje që po punoj për llogari të krahut tjetër se godas ata që janë në pushtet. Nuk merrem me këto fjalë. Nuk merrem me këto fjalë, por meqenëse u hap ky muhabet Të jeni të bindur që nuk ka asgjë politike. Në jetën time nuk jam marrë ndonjëherë me politikë, as më shkon në mendje të merrem me politikë dhe as do bëhem kurrë politikan./tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article