“Kredi me 0% interes për efektivët”/ Balla kujton gushtin e 2009-ës: Vetëpastrimi i Policisë së Shtetit po jep rezultat

1 year ago 24
Reklamë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla njoftoi dhënien e kredive me 0 interes për punonjësit e Policisë të cilët nuk kanë një shtëpi.

Ministri i Punëve të Brendshme, Taulant Balla ka kthyer në realitet një prej pikave të programit të lancuar prej tij ditën kur u vendos në krye të këtij dikasteri; dhënien e kredisë me zero interes për punonjësit e Policisë.

Në një deklaratë për shtyp nga Kryeministria, Balla theksoi se janë identifikuar 900 punjës policie pa shtëpi dhe plani parashikon strehimin e 100 prej tyre brenda 2023-shit, 300 brenda 2024 dhe trajtimi i plotë i tyre deri më 2025-ën.

“Trajtimin me kredi me 0% interes të punonjësve të Policisë së Shtetit. Dua të informojë çdo Polic të Shtetit që ka krijuar një familje të re se maksimumi deri më 15 shtator, sa të bëhet gati formati në e-Albania, të aplikojnë për kredi me interes 0 nëse plotësojnë kërkesat.

Ne kemi identifikuar 900 punjës policie.

Gjatë këtij viti duam të trajtojmë 100 familjet e para për strehimin. 300 brenda 2024 dhe shpresojmë që të përmbyllen të 900 brenda 2025. Trajtimi me dinjiteti forcave të armatosura, shpresoj që në Vitin e Ri të mund t’i vizitoj disa nga efektivët e Policisë në shtëpitë e reja”- tha Balla.

I ndalur tek vetëpastrimi, ministri Balla fol për përpjekjet e nisura në prerjen e fijeve të krimit të organizuar me punonjës të caktuar policie. Sipas Ballës, lidhja e individëve të caktuar që mbajnë uniformën e Policisë me krimin, është një kancer që ka çuar deri në humbje jete sikurse ishte rasti i 7 gusht 2009-ës, kur dekonspirimi i një operacioni Policie, i dha 4 dëshmorë atdheut.

I pyetur nëse çdo fije e krimit në Policinë e Shtetit është prerë me ardhjen e tij në krye të Punëve të Brendshme, Balla tha se vetëpastrimi është një proces i vazhdueshëm.

“Unë nuk jam këtu që brenda 40 ditëve të them që unë ja kam arritur qëllimit që të pastrojë plotësisht Policinë e Shtetit. Por kam marrë garancitë e të gjitha institucioneve që këtë proces vetëpastrimi ta kryejmë në një kohë sa më të shkurtër. Është një proces i vazhdueshëm.

Punonjës që tradhëtojnë nga brenda Policinë e Shtetit do të zhduken në mënyrë të vazhdueshme. Fijet që lidhin kontigjentët kriminal me aksionet e Policisë do të vazhdojnë të priten. Është një kancer që ka çuar edhe në humbje jete të Policisë. Meqë përmendët gushtin, besoj se e mbani mend ngjarjen e 7 gusht 2009 ku dekonspirimi i një operacioni policie i dha 4 dëshmorë atdheut.

Vetëpastrimi në Policinë e Shtetit po jep rezultat. Vetëm gjatë gushtit 3 punonjës policie janë arrestruar nga hetimet e kryera nga AMP”– tha Balla.

Top Channel

Read Entire Article