Kremlini konfirmon se janë vrarë disa ushtarëve rusë në Nagorno-Karabakh

1 year ago 23
Reklamë

Ushtarët rusë janë vrarë në rajonin e shkëputur të Nagorno-Karabakh, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.

Në deklaratën e lëshuar për mediat shkruan se automjeti në të cilin ndodheshin ushtarakët u qëllua me armë të lehta ndërsa kthehej nga një post vëzhgimi që drejtohej nga kontingjenti paqeruajtës rus në fshatin Dzhanyatag.

Ai shtoi se përfaqësuesit rusë dhe azerbajxhanas të autoriteteve hetuese po përpiqen të sqarojnë rrethanat e incidentit.

Departamenti nuk specifikoi se sa personel ushtarak ndodhej në automjet, raporton skynews.

Ndërkohë, disa media raportojnë se bëhet fjalë për dy ushtarë rusë ndërsa ka vdekur edhe një paqeruajtës.

Ndryshe, Azerbajxhani ka filluar sulmet ndaj territorit të kontestuar të Armenisë, Nagorno-Karabakh. /Telegrafi/

A vehicle carrying Russian peacekeepers came under fire in Nagorno-Karabakh. The servicemen inside the vehicle were killed, the Russian Defense Ministry said. pic.twitter.com/txfukD4GmI

— NEXTA (@nexta_tv) September 20, 2023

Read Entire Article