Kremlini konfirmon takimin Putin-Erdogan! Ende asnjë datë për vizitën e Presidentit rus në Turqi

1 year ago 31
Reklamë

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin pritet gjithashtu të vizitojë Turqinë muajin e ardhshëm, pas Zelenskyt – por Moska zyrtare nuk ka ende një datë të caktuar. 

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se kontaktet mes Putinit dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan janë të mundshme, por data e saktë nuk është përcaktuar ende.

Përmes një conference për shtyp, Erdogan tha se Putin do të vizitojë Turqinë muajin e ardhshëm dhe se të dyja palët po bisedonin për një takim.

Udhëheqësi ukrainas Volodymyr Zelensky udhëtoi në Turqi këtë javë, ku iu tha nga Erdogan se Kievi “e meriton” anëtarësimin në NATO.

Turqia ka vepruar hërë pas herë si ndërmjetës midis Rusisë dhe Ukrainës, duke mbajtur një akt balancues në marrëdhëniet mes dy palëve.

Top Channel

Read Entire Article