Policia ka zbuluar autorin e vjedhjes së katër banesave në Durrës. 42-vjeçari është vënë në pranga për vjedhjet e kryera të gjitha gjatë muajit korrik.
Policia njofton se ai kishte vjedhur sende me vlerë, të cilat i janë sekuestruar së bashku me 2 celularë dhe një automjet.
“Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 ora dore, një unazë floriri, 2 celularë dhe një automjet”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.