Vrasja e biznesmenit Eduart Reçi mbrëmjen e kaluar në Tiranë ka tronditur opinionin publik edhe në Dibër.
Të afërmit dhe fqinjët në fshatin e tij të lindjes Brezhdan, janë tronditur thellë pasi e njohin si familje të qetë dhe shumë fisnike.
Lexo edhe :
Related Posts
Fqinjët dhe të afërmit shprehen se nuk kanë dijeni që Reçi të ketë patur njohje me Luftar Reçin, i penduari i drejtësisë që njihet ndryshe edhe si i “tmerrshmi i Dibrës”.
“Shumë djalë i mirë ka qenë. Më i miri i fshatit dhe ai dhe babai i vetë. Djalë më të mirë nuk ka pasur. Konflikte nuk ka pasur. Ka vazhduar shkollën e lartë”, tha një fqinj.
“Nuk ka pasur ndonjë konflikt, nuk ka pasur. Nuk di a ka pasur konflikte me ndonjë. Ishte me punë. Dy banesa në Tiranë i ka me qera. Lajmin e morëm vesh në televizor. Këtu nuk ka pasur asnjë konflikt, as babai i vetë”, u shpreh kushëriri i viktimës.
“E njoh si djali më i mirë i Dibrës. Ka mbi 30 vjet që është larguar nga Dibra. Nuk besoj se ka lidhje me Luftar Reçin. Ka mbaruar shkollën e ekonomikut me sa di un”, tha fqinji.
“E vërteta nuk dihet, por si djalë ka qenë i përsosur. Nuk ka pasur asnjë konflikt. Nuk dim të ketë pasur konflikte. Nuk dimë a ka pasur lidhje me Luftar Reçi”, deklaroi një tjetër. /vizionplus.tv