Kreu i Bashkisë Has i dënuar në 1988 pasi u arratis nga internimi, KQZ: Nuk preket nga dekriminalizimi

1 week ago 44
Reklamë

Miftar Dauti, kryebashkiaku i opozitës për Hasin, i cili iu nënshtrua hetimit të thelluar për dekriminalizimin, rezulton se nuk preket nga Dekriminalizimi.

Ky është konkluzioni i dalë nga KQZ dhe Prokoria pas hetimit të thelluar, denoncim i bërë rreth një vit më parë nga shoqëria civile, ku u kërkuar edhe heqja e mandatit të tij.

Në denoncim thuhej se Dauti kishte fshehur dënimin pasi ishte arratisur nga vendi i internimit në vitin 1988.

Rezulton të jetë:
– gjykuar, nga Gjykata e Rrethit Berat, me vendim të formës së prerë nr. 78, datë 01.07.1988, për kryerjen e veprës penale të “Largimit pa leje nga vendi i internimit”, në bazë të nenit 117 e 31/b të Kodit Penal;
– në hetim, pa u regjistruar emri në cilësinë e personit nën hetim, nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në kuader të procedimit penal nr. 138 të regjistruar me datë 06.06.2023, per veprën penale të “Falsifikimit i vulave, i stampave ose i formularëve”, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal;

 Rezulton të jetë arrestuar me datë 1.9.1988, nga organet ligjzbatuese, dhe vuajtur dënimin me 4 muaj heqie lirie në Repartin nr. 301 Batër nga ku është liruar më 24.12.1988;

 Nuk rezulton dokumentacion për masë sigurimi personal të caktuar për kryerjen e ndonjë vepre penale;

 Nuk rezulton të jetë lëshuar ndaj tij urdhër kërkimi ndërkombëtar lidhur me

Read Entire Article