Kreu i kartelit nxirret në paradë i zhveshur, i rrethuar nga qindra ushtarë gjatë transferimit në Ekuador (fotot)

1 year ago 14
Reklamë

José Adolfo Macías Villamar, i njohur ndryshe nga anëtarët e karteleve kriminale Los Choneros e Sinaloa me emrn ‘Fito’, u transferua dje në një burg të sigurisë së lartë në La Roca, Guayaquil.

Krimineli 43-vjecar akuzohet për kërcënime vrasjeje ndaj kandidatit presidencial Fernando Villavicencio para se ky i fundi të ekzekutohej në fillim të muajit, më 9 gusht.

Më shumë se 1000 policë e ushtarë shoqëronin të dyshuarin me mjekër në atë që mediat vendase quanin “një burg njerëzor” gjatë operacionit apo paradës disa orëshe të transferimit.

Fito shoqërohej i zhveshur nga mesi e lart, në dukje vetëm me të mbathura ndërsa duart i kishte të lidhura prapa kurrizit.

Kreu i kartelit po transferohej nga burgu “për sigurinë e qytetarëve dhe të burgosurve”, njoftonte presidenti i vendit Guillermo Lasso.

Droga, armë e eksplozivë ishin sekuestruar gjatë kapjes së liderit të bandës, ndërsa një gazetar i vrarë kishte deklaruar se kishte marrë kërcënime nga kreu i grupit Los Choneros, që është krahu ekuadorian i kartelit meksikan të drogave Sinaloa.

Villavicencio kishte thënë se një “i dërguar” i Fito e kishte paralajmëruar se nëse vazhdonte të përmendte bandën ‘Los Choneros’ në artikujt e tij, do t’i mbyllej goja në mënyrë të dhunshme.

Gazetarit i ishin dhënë roje trupore nga qeveria prej rrezikut të lartë të vrasjes, shkruan e përditshmja  El Pais.

Por kjo nuk arriti të ndalonte vrasjen e tij nga bandat.

Ashtu si dhe herë të tjera pas kapjes së kriminelëve të famshëm, presidenti Lasso tha se “tashmë vendi do të jetojë në qetësi”, teksa shtonte se nëse “do të ketë reagime të dhunshme, ne do të veprojmë me të gjithë forcën”.

Fito është duke kryer aktualisht një dënim me 34 vjet burg për 14 akuza trafiku droge, krim i organizuar dhe vrasje.

Ne 2013 ai ishte arratisur per disa muaj nga burgu derisa te rikapej nga autoritetet.

Top Channel

Read Entire Article