Kreu i KQZ letër kryetarëve të partive politike për zgjedhjet e ardhshme dhe Kodin Zgjedhor

9 months ago 10
13:18 15/01/2024

Komisioneri i Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi u ka dërguar një letër kryetarëve të partive parlamentare në vendin tonë si dhe Komisionit të Reformës Zgjedhore, ku evidenton disa çështje që duhet të shqyrtohen për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe Kodin Zgjedhor.

Në letrën e tij, Celibashi sjell në vëmendje votën e emigrantëve, për të cilën duhet të përmbushen kushtet ligjore. Në një kohë kur zgjedhjet e ardhshme janë në vitin 2025, kreu i KQZ kujton se përgatitja për të realizuar për herë të parë votimin e emigrantëve kërkon kohë jo më pak se 1 vit.

Një tjetër çështje që ngre Celibashi është edhe ajo e votimit dhe numërimit elektronik në disa qarqe, që nëse realizohet KQZ pret të njoftohet deri në fund të muajit Shkurt 2024 për të nisur më pas përgatitje.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article