Kreu i Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit Altin Dumani ka marrë çmimin ”Njeriu i Vitit 2023″ nga redaksia e gazetës KOHA JONE ditën e sotme.
“Njeriu i Vitit” është çmimi më i lartë që kjo media jep, ndërkohë kujtojmë se këtë çmim e kanë fituar më herët ndër vite personazhe si Vjosa Osmani, presidente e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ish-President i Kosovës, Armando Broja, futbollisti shqiptar që luan në Premier League , Dritero Agolli, etj.
Dumani theksoi gjatë marrjes së çmimit se ky i fundit i përket gjithë trupës së SPAK dhe BKH.
Botuesi dhe drejtori i “KOHA JONE”, Nikoll Lesi bashkë me Lorenc Vangjelin, i prezantuan çmimin Dumanit, si edhe i treguan historinë e gazetës.
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb