Krim i tmerrshëm! Djali vret të atin pasi u grindën, copëton trupin e tij me ndihmën e të ëmës

1 year ago 24
Reklamë

Zjarrfikësit në Arizona të SHBA-së janë përballur me një krim të tmerrshëm, ku të njoftuar për një zjarr në kopshtin e një shtëpie, gjetën mbetjet e një trupi njeri në një fuçi metalike.

Zjarrfikësit panë një burrë duke vrapuar, i kanë bërtitur të ndalojë por ai ka ikur në drejtim të paditur.

Tridhjetë minuta më vonë policia lokale mori një telefonatë nga 32-vjeçari Christopher Chase, i cili pranoi se kishte vrarë, copëtuar dhe më pas i vuri flakën trupit të babait të tij.

32-vjeçari në fakt mbante peng një 57-vjeçar, një 68-vjeçar dhe një 41-vjeçar të cilëve u kishte kërkuar çelësat e makinës për të shmangur arrestimin.

Fatmirësisht situata e pengjeve ka përfunduar pa gjakderdhje, ku efektivët e policisë kanë arrestuar 32-vjeçarin. Siç mësohet, shkak për vrasjen brutale është bërë një sherr që ka pasur me babain e tij 57-vjeçar, Thomas.

Sipas policisë 32-vjeçari ka qëlluar të atin, më pas, me ndihmën e nënës së tij 56-vjeçare, kanë copëtuar trupin, e kanë futur në fuçinë metalike dhe i kanë vënë flakën.

32-vjeçari akuzohet për vrasje, përdhosje të kufomës, rrëmbim, sulm, grabitje dhe falsifikim informacioni, ndërsa nëna e tij mbahet për bashkëpunim në tentativë për të fshehur vrasjen.

32-vjeçari po mbahet pa kusht, lirimi me kusht i nënës së tij është caktuar 500 mijë dollarë dhe të dy pritet të dalin në gjyq më 1 gusht.

Top Channel

Read Entire Article