Kryemadhi kallëzim të ri në SPAK për inceneratorin e Tiranës

10 months ago 42
16:48 12/12/2023

PL publikon pamjet me dron: 15 ha për depozitimin e dherave jashtë landfillit

Deputetja e PL Monika Kryemadhi ka akuzuar pronarët e inceneratorit të kryeqytetit se kanë marrë pagesa nga kompanitë e ndërtimit, për depozitimet e dherave madje edhe jashtë kufirit të landfillit duke mbushur me to një sipërfaqe prej 15 ha. Për të arsyetuar këtë denoncim Kryemadhi publikoi disa pamje me dron mbi landfillin e Tiranës

“Depozitimi i dherave ka ndodhur nëpërmjet hyrjes së kamionëve të kompanive të ndërtimit nga dera e inceneratorit, kanë kaluar mes për mes dhe pagesat janë bërë tek inceneratori për të depozituar dherat në një pronë tjetër. Kjo nuk mund të ndodhte pa një mbështetje direkte të bashkisë së Tiranës, policisë bashkiake, policisë së ndërtimit dhe qeverisë shqiptare.”

Kryemadhi tha se kompania koncesionare nuk monitorohet në lidhje me punën e saj, ndërsa shteti vijon që të kryejë pagesat.

SPAK ka kryer hetime në lidhje me inceneratorin e Tiranës për të cilin GJKKO firmosi 15 masa sigurie.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article