Kryemadhi krahason Berishën me Berlusconi-n: Kishte rreth 475 çështje, por nuk ia hoqi njeri pasaportën

11 months ago 13
18:29 30/10/2023

Në një prononcim jashtë sallës së Kuvendit, Monika Kryemadhi, teksa u pyet për hetimin e SPAK për çështjen e privatizimit të ish-kompleksit Partizani, tha se për të, Jamarbër Malltezi është i burgosur politik, ndërsa Sali Berisha i përndjekur politik.

Kryemadhi solli si shembull Silvio Berlusconi-n, i cili siç tha, kishte me qindra çështje të hapura me drejtësinë, por nuk iu hoq pasaporta e nuk u ndalua të lëvizte lirshëm.


-A keni një koment për aksionin e SPAK ndaj liderit të opozitës Sali Berishës?

Monika Kryemadhi: Për mua, Jamarbër Malltezi është i burgosur politik. Sali Berisha është i përndjekur politik. Ju besoj e njihni të gjithë Berlusconi-n. Berlusconi ka pasur rreth 475 çështje, por nuk i ka hequr njeri pasaportën Berlusconi-t, as nuk e ka ndaluar njeri të dalë. Megjithatë loja politike që përdoret, sigurisht që për mua është shumë e shëmtuar dhe nuk është se krijon ndonjë efekt. Krijon terror psikologjik te bizneset dhe qytetarët. Se mund të them për shembull, janë 16 pronarë dhe pse arrestohet vetëm njëri dhe nuk arrestohen të 16-të, në logjikë po themi…/tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article