Kryeministri Rama flet para mbledhjes së KS: Të përkrahim rendin ndërkombëtar të mbështetur në rregulla

1 year ago 20
Reklamë
17:01 20/09/2023

Kryeministri Edi Rama ka dalë në një deklaratë paraprake pak minuta para mbajtjes së seancës në Këshillin e Sigurimit. Kreu i qeverisë tha nga selia e OKB-së në New York se kjo është një prej seancave më të rëndësishme të dekadës së fundit të Këshillit të Sigurimit dhe do të jenë të pranishëm shumë krerë shtetesh dhe qeverish.


Edi Rama: Pas  pak minutash Këshilli i Sigurimit do të mbajë debatin e parë të hapur të nivelit të lartë: Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë Ndërkombëtare përmes respektimit të qëllimeve dhe parimeve të Kartës së Kombeve të Bashkuara në kontekstin e luftës në Ukrainë. Kam kënaqësinë dhe nderin të kryesoj këtë takim. I uroj mirëseardhjen pjesëmarrësve të nivelit të lartë përfshirë Presidentin Zelensky. Mirëpres numrin mbeslënës të personaliteteve botërore që janë pjesë e listës së folësve.

Nuk mund të ndodhte ndryshe. Një luftë e paprovokuar, e padrejtë, e pajustifikuar me zgjedhje, ka sjellë një konflikt vdekjeprurës dhe kohëgjatë në zemër të Europës. Ai nuk ka sjellë asgjë të mirë përveç vdekjes, shkatërrimit dhe mjerimit, për Ukrainën, popullit të saj, por jo vetëm të saj.

Siç jemi të gjithë të vetëdijshëm efektet e dëmshme të luftës nuk kufizohen vetëm tek Ukraina dhe Europa. Ato vazhdojnë të përçojnë tronditje në çdo cep të botës dhe kërcënojnë sërish sigurinë e ushqimit në mbarë botën. Kjo është arsyeja pse duhet të mbetemi të angazhuar dhe të përkushtuar për të sjellë në Këshillin e sigurimit të vërtetën dhe realitetin e trishtë të këtij shkatërrimi të panevojshëm dhe tërësisht të shmangshëm për t’u përhapur. Duke bërë këtë të kundërshtojmë atë mesazh të shtrembëruar që kërkon të justifikojë pushtimin dhe aneksimin.

Këtë ka bërë Shqipëria dhe shumë vende të tjera në mënyrë konstante në këtë Këshill. Na duhet të përkrahim rendin ndërkombëtar të mbështetur në rregulla që është provuar edhe njëherë kundër profecisë që i fuqishmi ka të drejtë.

Na duhet të mbrojmë aksionin shumë palësh dhe t’i rezistojmë të gjitha forcave shkatërrimtare që kërkojnë të fragmentarizojnë më tej bashkësinë ndërkombëtare në një kohë kur duhet të jemi të bashkuar në qëllime e veprim, në përpjekje për të ndalur këtë luftë, por edhe për të gjetur zgjidhje të përbashkëta për shumë çështje të ngutshme.  

Ky takim vjen në kohë dhe është i nevojshëm edhe për të ndarë ide dhe mendime për mënyrën më të mirë si mund të shfrytëzojmë çdo mundësi për paqe, një paqe të drejtë të mbështetur në Kartën e Kombeve të Bashkuara dhe në rezolutat e miratuara nga Asambleja e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Të ndihmosh Ukrainën sot të vetëmbrohet duke ndalur Rusinë sot përçon mesazhin më të drejtë dhe më të mirë tek gjithkush që mendon të angazhohet në një aventurë të ngjashme nesër.

Jep garanci për ata që kërkojnë paqe-bashkëpunim. Paralajmëron ata që ëndërrojnë konfliktin dhe përballjen sepse nëse agresioni do të kishte sukses mund të përçonte sinjalin e fundit të botës siç e njohim e sot, fundin e pashkelshmërisë së kufijve. Na duhet të vërtetojmë se si anëtarë të KS, në qoftë se një anëtar i Këshillit të Sigurimit mund të marrë veto për një rezolutë në KS, ai nuk mund të vendosë veton ndaj lirisë së fqinjit dhe të drejtës për të ekzistuar dhe aftësisë së tyre për të zgjedhur të ardhmen. Më lini ta përmbyll duke kujtuar se do ta shfrytëzojmë këtë takim për t’i bërë thirrje Rusisë për të rifilluar nismën e grurit të detit të zi për hir të atyre qindra milionëve që kërkojnë ndihmë për ushqim e jetët e tyre nga Kombet e Bashkuara. /tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article