Kryeministri Rama mbërrin në Kuvend

9 months ago 10
09:53 21/12/2023

Ka mbërritur në ambientet e Kuvendit edhe kryeministri i vendit Edi Rama i cili do të jetë prezent në seancën e sotme, në të cilën pritet të votohet për kryedemokratin Sali Berisha.

Ndërkohë brenda sallës së Kuvendit janë futur deputetët e PD-së. Këta të fundit njëjtë si herët e shkuara kanë bërë grumbull karriget ende pa nisur seanca dhe janë përplasur me punonjësit e Gardës. Në sallë është edhe Berisha i cili u shpreh se “krimi nuk do ta mposhtë kurrë opozitën.”

Jashtë sallës së Kuvendit, tek dera janë pozicionuar 10 deputetë të opozitës të cilët janë të përjashtuar. Protestuesit nga ana tjetër kanë nisur aksionin e tyre me sloganin “o sot, o kurrë”./tvklan.al



Të ngjashme

Read Entire Article