Kryeministri Rama: Në Pranverë, Kongresi Zgjedhor i PS

10 months ago 27
18:42 08/12/2023

Partia Socialiste do të mbajë Kongresin Zgjedhor në Pranverë për të adresuar disa sfida të brendshme të partisë.

Kryesocialisti Edi Rama e dha lajmin gjatë Kongresit të jashtëzakonshëm të PS që u mbajt ditën e sotme.

Në Pranverë të kemi Kongresin Zgjedhor të PS për të patur Kryesi të re, Asamble të re sepse ne nuk na shkon sinqerisht që të themi ejani jemi të hapur dhe që fatkeqësisht shumëkush nga ata që na votojnë të mos kenë besim se ne jemi vërtetë të hapur apo se ne kemi vërtetë vend për secilin, askush sikundër nuk na shkon që ndërkohë që marrim lëvdata nga gjithë familja e madhe socialiste për barazinë gjinore, ne ta kemi barazinë gjinore në nivelet e larta dhe kur vjen puna kemi në statutin e PS që organizatorët të drejtohen nga një burrë ose grua, akoma ka zona të tëra që thonë ne këtu s’kemi gra. Po kush i ka pjellë këta?

Dhe më kë i kanë bërë fëmijët këta? Kjo është skandaloze. Ne nuk na shkon më që t’i duam nga larg dhe t’i dëgjojmë nga afër vetëm kur vimë në periudhat e zgjedhjeve njerëzit e Shqipërisë që jeton jashtë administratës shtetërore dhe që meritojnë të dëgjohen rregullisht nga PS, por që të dëgjohen patjetër. Nuk na shkon që të njehsojmë partinë me administratën, që normale njerëzit që janë në parti dhe në administratë s’ka asnjë problem, por drejtor në një institucon, kryetar partie, jo! Nuk ka arsye! Partia është shumë më tepër se sa thjesht dhe vetëm një fushatë dhe makinë elektorale, dhe aq më tepër në një kohë si kjo që bëhet më e vështirë.

Partia është marrëdhënie njerëzore në radhë të parë. Akoma nuk kemi ngritur akademinë politike të partisë. Duhet shumë seriozisht të punojmë deri në Pranverë dhe në Pranverë duhet të vijmë këtu me një plan rinovimi në të gjithë forumet e mëdha të partisë”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

/tvklan.al


Të ngjashme

Read Entire Article