“Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut 2025”, Hasani uron Tiranën dhe kryebashkiakun Veliaj

9 months ago 21
19:09 20/12/2023

Ministri për Punët e Jashtme, Igli Hasani ka uruar Tiranën dhe kryebashkiakun Erion Veliaj për shpalljen e “Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut 2025” nga Unioni Mesdhetar.

Në një postim në rrjetin social “X”, ministri Hasani shkruan se vizioni europian për Tiranën do të shfaqë tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm për të gjithë Mesdheun.

“Urimet më të përzemërta për Tiranën dhe Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, për shpalljen e Kryeqytetit Mesdhetar të Kulturës dhe Dialogut 2025 nga Unioni për Mesdheun. Vizioni europian për Tiranën do të shfaqë tolerancën, gjithëpërfshirjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm për të gjithë rajonin e Mesdheut”, shkruan ministri Hasani.

Congratulations to #Tirana and the Mayor of Tirana, @erionveliaj for being awarded the designation of the 2025 Mediterranean Capital of Culture and Dialogue from the Union for Mediterranean @UfMSecretariat.

The European vision of Tirana ???????? will showcase tolerance, inclusivity… https://t.co/p757JTFLkk

— Igli Hasani (@IgliHasani) December 20, 2023

Më herët gjatë ditës së sotme, lajmin e mirë e ka dhënë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili nuk e ka fshehur entuziazmin për titullin e ri që do të mbajë kryeqyteti i shqiptarëve.

“Hej grupi, jemi shumë të gëzuar në Bashkinë e Tiranës. Sapo kemi marrë lajmin që Tirana është fituese për titullin “Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës dhe Dialogut” për 2025. Mbas Vitit të Rinisë dhe Vitit të Sportit, në vitin 2024 do të presim B40, që është shoqata më e madhe e bashkive në rajon, ku Tirana mban Presidencën, do të bëhemi gati për një super vit 2025, ku Tirana jo vetëm do të shkëlqejë, siç ka shkëlqyer gjithë këto kohë, por do të ketë aktivitetin kulturor më të pasur në Mesdhe. I gjithë Mesdheu do të jetë në Tiranë për kulturën që ofron Tirana, kryeqyteti ynë. Forca dhe gëzuar. Urime të gjithëve!”, u shpreh Veliaj./tvklan.al



Të ngjashme

Read Entire Article