Kryetarja e OSBE-së takon Gjiknurin dhe Alibeajn

9 months ago 28
19:16 16/01/2024

“Mirëpresim rifillimin e punës për reformën zgjedhore”

Kryetarja në Detyrë të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Claris Pastori zhvilloi ditën e sotme një takim me bashkëkryetarët e komisionit të posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri dhe Enkelejd Alibeaj.

Përmes një statusi në rrjetet sociale ajo thotë se OSBE mirëpret angazhimin e forcave politike për të rinisur punën për reformën zgjedhore.

“Mirëpres rifillimin e punës përmbajtësore të premten dhe përshpejtimin e saj javët e ardhshme, me ndihmë dhe ekspertizë nga Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dhe OSBE/ODIHR”, shkruan drejtuesja e prezencës së OSBE në Tiranë.

Gjithashtu ajo bën të ditur se takimet gjithëpërfshirëse për reformën zgjedhore do t’i vazhdojë edhe në ditët në vijim.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article