“Ku ndryshon aksioni politik nga ai i Bashës?”, Berisha: Si nata me ditën, ai ishte fatkeqësi për opozitën

11 months ago 29
13:05 20/10/2023

Aksionin politik të tij dhe atë të Lulzim Bashës, kryedemokrati Sali Berisha e krahason duke thënë “si nata me ditën”. Në konferencë me gazetarët, Berisha shprehet se Basha i ka tradhtuar aksionet e demokratëve, të cilat thotë se ai vetë i ka mbrojtur edhe kur nuk ka pasur funksione drejtuese. Gjatë fjalës së tij, Berisha e quan Bashën “fatkeqësi për opozitën”

Pyetje: Ku ndryshon aksioni juaj politik nga ai i Lulzim Bashës?

Sali Berisha: Ndryshimi është si nata me ditën. E para është se ai tradhtoi aksionet e demokratëve kurse unë ju dal për zot atyre deri në ditën e fundit të jetës time. Unë i kam dalë zot atij aksioni edhe kur nuk kisha asnjë funksion drejtues, ndryshimi është shumë i madh. Koha provoi se ai ishte një fatkeqësi, nuk po e lëshoj gojën më shumë. Ai përdori forcën politike për qëllime tërësisht personale, këto janë të faktuara dhe do të faktohen prarë gjëra të tjera. A e dëgjuar ju historinë e kullave? Ky i kishte vënë gjobë atij prandaj e sulmonte. Absolutisht! Papulin e paska sulmuar në Parlament sepse po ndërtonte kulla ai. Kur del e shkon pastaj, merr vila tek Papuli. Ai ishte një fatkeqësi për opozitën. Nga ta dija unë se ai ishte i tillë? Tani dalin gjërat./tvklan.al








Të ngjashme

Read Entire Article