Kukës, vijon numërimi/ Socialisti Albert Halialaj drejt fitores më të thellë se Safet Gjici në 14 Maj

11 months ago 17
Reklamë

Kuksianët duket se kanë zgjedhur përsëri PS për t’i qeverisur me një kryetar bashkie i cili është duke e udhëhequr garën, Albert Halilajn.

Nga 74 kuti në total, deri më tani janë numëruar 48 kuti, ku kryeson kandidati i PS-së Albert Halilaj me 88294 vota, ndërsa kandidati i propozuar nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ka siguruar deri më tani 4631 vota.

Socialistët pritet ta thellojnë edhe më shumë këtë rezultat deri në numërimi  e kutisë së fundit. I dërguari Top Channel në Kukës Muhamed Veliu, thotë se procesi numërimit ka nisur rreth orës 23:00 të ditës së djeshme. Numërimi vijon pa ndërprerje, megjithëse lodhja e numëruesve është evidente. Nëse vijohet me të tilla ritme numërimi, pritet përfundimi kutisë së fundit jo përpara orës 12:00 të së hënës.

Emri Vata, kandidati “Bashkë Fitojmë” ka qëndruar në vendin e numrit të votave deri pas mesnatës dhe është larguar, pasi ka kuptuar se rendi i kutive të numërimit nuk ishte në favorin e tij. Bashkë me të janë larguar edhe deputetët e PD të cilët e shoqëronin.

Procesi numërimit nisi me shumë vonesë si pasojë e një numri të madh personash në vendin e numërimit. Është dashur ndërhyrja e policisë për të zbrazur palestrën e më pas ka lejuar vetëm një numër të caktuar vëzhguesish të dy subjekteve politike.

I rrethuar nga mbështetësit e tij Albert Haliaj, është prezent në palestrën e shkollës Lidhja Prizrenit që prej nisjes së numërimit. Drejtoria vendore e policisë Kukës me shumë profesionalizëm përmes një sistemi me numra, ndihmoi në mbarëvajtjen e administrimit të materialeve zgjedhore deri në mbërritje e kutisë së fundit.

Top Channel

Read Entire Article