Kundërshtimet për hapjen e urës/ Komentojnë njohësit e sigurisë: Serbia me plane konkrete për destabilizim!

2 weeks ago 30
Reklamë

Ura e Ibrit në Mitrovicë edhe pas qëndrimeve e deklarimeve për hapje, ende vazhdon të jetë e mbyllur dhe të ndajë qytetin në dy pjesë.

Bashkësia Ndërkombëtare ka qenë këmbëngulëse që ura mos të hapet dhe për të, të dialogohet në Bruksel.

E ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka ripërsëritur qëndrimin e shtetit gjerman për hapjen e Urës mbi lumin Ibër.

Ai ka vlerësuar se situata aktuale e sigurisë nuk është në favor të hapjes së kësaj ure, ani pse ka një marrëveshje të arritur kohë më parë për këtë, duke mos përjashtuar rrezikun për tensione, nëse ura hapet.

“Ne kemi qenë shumë të qartë me Qeverinë e Kosovës, natyrisht, ne kemi të njëjtat qëllime si ato të qeverisë, që të gjitha marrëveshjet e kaluara duhet të zbatohen. Dhe, ka edhe një vendim nga këto marrëveshje që duhet zbatuar, është marrëveshja e arritur për hapjen e urës mbi lumin Ibër. Por, koha nuk është tani, e dini,  ka rrezik për tensione atje”, kishte deklaruar ambasadori gjerman.

Meha: Hapja e urës mund të sjellë tenisone në veri

Njohësi i sigurisë, Xhevat Meha, thotë se mes faktorit ndërkombëtar dhe Qeverisë kemi deklarime që bien ndesh njëra me tjetrën sa i përket hapjes së urës mbi Ibër.

Image

Xhevat Meha

“Gjithnjë e më shumë kemi deklarime nga përfaqësuesit e vendeve mbështetëse të pavarësisë së Kosovës se hapja e urës mbi Ibër tani do të rrisë tensione në pjesën veriore të Kosovës. Mirëpo, gjithashtu kemi deklarime nga Kryeministri Kurti se ura do të hapet gjithsesi. Janë dy qëndrime që bien ndesh njëra me tjetrën”, thotë ai.

Tutje, ai thotë se raportimet për stërvitjen e serbëve në Serbi, kjo nënkupton se në rast të hapjes së urës mund të kemi edhe tensione duke shtuar se “grupe të serbëve që janë duke u stërvitur është e pritshme të ndërmarrin aksione të armatosura në veri të Kosovës”.

“Është raportuar disa herë që janë qindra individë serbë duke u stërvitur nëpër kazermat ushtarake të Serbisë për të kryer aksione të armatosura në Kosovë. Kjo përgatitje nga shteti i Serbisë sigurisht se ka plane konkrete. Këto përgatitje sigurisht janë baza mbi të cilën përfaqësuesit e shteteve mbështetëse të pavarësisë së Kosovës i mbështesin deklarimet se hapja e urës tani sjell tensione. Pavarësisht kësaj, Kryeministri Kurti hapjen e urës e ka jetike për fitimin edhe të një mandati qeverisës, pret që t'i sjell shume vota. Sa e si e shoh unë, nëse Kryeministri Kurti fillon të hap urën mbi Ibër, këto grupe të serbëve që janë duke u stërvitur është e pritshme të ndërmarrin aksione të armatosura në veri të Kosovës”, deklaron ai.

Elezi: Deklarata e ndërkombëtarëve janë deklarata të cilat kanë bazë

Image

Bedri Elezi

Kurse, Bedri Elezi, ekspert i sigurisë, thotë se deklarimet e ndërkombëtarëve për mos hapjen e urës kanë bazë nga analizat dhe matjet e institucioneve të sigurisë ndërkombëtare.

“Në fakt edhe deklarata e ambasadorit gjerman dhe shumë përfaqësuesve të institucioneve tjera ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë edhe këtu edhe SHBA dhe vendet të cilat kanë mbështetur Kosovën drejt demokracisë dhe zhvillimit të saj, janë deklarata të cilat kanë bazë sigurisht, sepse vijnë nga analizat dhe matjet e institucioneve të sigurisë ndërkombëtare të cilat kanë burimet e tyre brenda strukturave serbe apo edhe vet institucionet e Serbisë të cilat i mbështesin aktivitetet në atë zonë.

Ne jemi të vetëdijshëm se hapja e urës është një e drejtë legjitime, dhe se urat nuk shërbejnë për ndarjen e qyteteve dhe njerëzve por shërbejnë pikërisht për t’i bashkuar, por marrë në konsideratë situatën aktuale, politike dhe përpjekjeve apo tendencën e Serbisë për eskalimin e situatës, duke shfrytëzuar edhe çështjen e urës, atëherë ekziston rrezikun që në rast se Kosova nëse do të bënte përpjekje në hapjen e kësaj ure, do të kemi aktivitetet të cilat mund të jenë të dhunshme, duke filluar nga protestat e serbëve lokalë të cilët kanë paralajmëruar, dhe ato protesta më pas mund të përdoren nga shërbimet sekrete të huaja”, shpjegon ai.

Më tej, ai thotë se ura nuk do të hapet, duke përmendur si fakt që qeveria e Kosovës nuk do ta bëjë një veprim të tillë i cili nxit aktivitete të dhunshme .

“Edhe Gjermania edhe vendet tjera janë të vetëdijshëm se Rusia është ajo e cila kërkon eskalimin e situatës e sigurisë si në Republikën Srbska, po ashtu edhe në Kosovë duke shfrytëzuar këto dukuri jo sigurie, siç është situata në veri të Mitrovicës.

Ura nuk do të hapet sigurisht, sepse nuk do ta bëjë Qeveria e Kosovës një veprim i cili do të shkaktojë aktivitete të dhunshme apo tensionim të situatës, sidomos kur ka një përpjekje të jashtëzakonshme për shtensionim dhe kur ka një përpjekje që çështjet të kalohen me dialog duke shfrytëzuar metoda më koherente për integrimin e serbëve të veriut në institucionet e Kosovë”, përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article