Kupa e Kombeve, Guinea Ekuatoriale kalon grupin

7 months ago 10
Reklamë
20:29 24/01/2024

Presidenti akordon 1 milion Euro për çdo futbollist të kombëtares

Goleada e Guinesë Ekuatoriale ndaj Bregut të Fildishtë 4-0, eliminoi skuadrën vendase nga Kupa e Kombeve.

Në raundin e të 16-ave shkoi Guinea si fituese e grupit. Njëkohësisht kjo ndeshje pati një çmim më të madh për lojtarët e kombëtares.

Përfaqësuesja që njihet me nofkën ‘Nzalang’ (Rrufeja), është një nga skuadrat e preferuara në Kupën e Afrikës 2023 së bashku me Cape Verde. Në vendin e tyre ka shkaktuar një valë tifozerie veshur me të kuqe.

Të gjithë po çmenden për një ekip që ka mahnitur në turneun e madh afrikan, por që në përbërje ka futbollistë që luajnë në ligat e ulëta të kampionatit spanjoll.

Megjithatë, në vendin e tyre të gjithë ata janë heronj absolut dhe për këtë presidenti ka konfirmuar se çdo lojtar do të marrë nga një milion Euro. Këtij çmimi do ti shtohen edhe 200 mijë të tjera, 50 mijë për çdo gol të shënuar Bregut të Fildishtë.

Për të shtrirë gëzimin në të gjithë vendin e marta, 23 Janar u shpall ditë feste kombëtare për nder të triumfit të madh të përfaqësueses.

Tv Klan


Të ngjashme

Read Entire Article