Kupa e Ligës bën bashkë personalitete të sportit

11 months ago 9
Reklamë
21:21 28/09/2023

Zidane takon Beckham e Messi, infantino ndjek spektaklin nga tribunat

Finalja e Kupës së Ligës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës tërhoqi në tribuna personalitete të rëndësishme të sportit. Prezent në stadium ishte fituesi i Topit të Artë, Zinedine Zidane. Francezi udhëtoi drejt Majemit për të mbështetur skuadrën e ish-shokut të tij te Real Madrid, David Beckham.

Një takim yjesh që nuk i solli fat klubit nga Florida, i mundur (2-1) pa yjet e tij. Lionel Messi i pranishëm në stadiumin për shkak dëmtimi nuk e pengoi të pozonte me një buzëqeshje të madhe përkrah Beckham dhe Zidane, në dhomat e zhveshjes, për një foto ikonike.

Në tribuna, yje të tjerë ishin aty për këtë finale. James Harden, lideri i Philadelphia në NBA dhe ish-lojtari i Houston, erdhi për të mbështetur ekipin Teksas, dhe gjithashtu u dha medaljet e fituesit gjatë protokollit në fund të ndeshjes. I pranishëm ishte edhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino.

Klan News


Të ngjashme

Read Entire Article