“Kur fyhet një popull i tërë...”/ Profesori: Serbia po kërcënon shqiptarët, Shqipëria t’i dërgojë notë proteste Beogradit zyrtar

4 weeks ago 7
Reklamë

Pas një proteste gjithëpopullore që u mbajt ditë më parë në Kosovën Lindore nga shqiptarët për të drejta e tyre elementare, pasuan grafite kërëcnuese për shqiptarët nga serbët.

Profesori Refik Hasani, në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se këto mbishkrime po përcjellin gjuhën e urrjetjes që kanë serbët për shqiptarët.

Ai thotë se këto mbishkrime po japin edhe mesazhe kërcënuese.

“Pankarta me mbishkrimin ku shprehet gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj shqiptarëve në Bujanoc jo që kanë marrë hov dhe janë krijuar si dukuri në rritje, por janë shndërruar në përditëshmëri.

Brenda një jave pas mbajtjes së protestës gjithëpopullore, ku më datën 12 gusht në mënyrë paqësore, me moton: për IDENTITET dhe DINJITET, në organizmin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, ku morën pjesë gjithë subjektet politike që veprojnë në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, por edhe Shoqata dhe nga familjarët e dëshmorëve, si dhe nga Organizata e veteranëve të ish, UÇPMB-së, që pati një masivitet, dhe ishte një harmonizim dhe koordinimin i të gjithëve KUNDËR pasivizimit, përmes pastrimit etnik-diskriminimit.

Mbrenda një javë janë shkruar pankarta me mbishkrimin “Vdekje shqiptarëve” dhe “Vdekje shqiptarëve, nuk ju duam, Kosova është Serbi”.

Këto mbishkrime po manifestojnë një gjuhë të urrejtjes, po japin një mesazh kërcënimi, jo vetëm kundër shqiptarëve në Bujanoc, por janë mbishkrim të urrejtjes kundër gjithë neve shqiptarëve”, thotë ai.

Sipas tij, për të gjitha këto mbishkrime për jë popull të tërë duhet të kishte reagime nga BE dhe të nxirret një deklaratë.

Tutje, ai thotë se Kosova duhet të ndriçonte këtë rast, e poashtu edhe Shqipëria t’i dërgojë notë proteste Serbisë.

“Meqë mbishkrime ku shprehet gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj shqiptarëve, nuk kemi vetëm në Preshevë, Medvegjë, e Bujanoc, por kemi gjithandej Serbisë.

e Serbisë, publikisht dhe zyrtarisht, do të duhej të dënon këto akte, ku me mbishkrime shprehet gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj shqiptarëve.

Kur fyhet një popull i tërë, kur krijohet urrejtje ndaj një populli të tërë, do të duhej të reagon në bazë të Akteve dhe Konventave të BE-së dhe atyre ndërkombëtare dhe të nxirret një Deklaratë, në këtë rast përfaqësuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës, do të duhej së paku të kërkojnë ndriçimin e rastit.

Republika e Shqipërisë, pasi ka marrëdhënie diplomatike me Republikën e Serbisë, në bazë të kushtetutës, të dërgon një NOTË PROTESTE ndaj Beogradit zyrtar, pasi kemi mbishkrime të shpeshta gjithandej Serbisë ku shprehet gjuha e urrejtjes dhe kërcënimit ndaj neve shqiptarëve”, përfundon ai për “Bota sot”.

Read Entire Article